Milan, ndryshojnë planet mesfushorin kuqezi: e ardhmja e Ismael Bennacer nuk është në Arabinë Saudite. Situata…
E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer nuk do të jetë në Arabinë Saudite, të paktën e ardhmja afatshkurtër. Mesfushori algjerian është një lojtar që pëlqehet shumë dhe është po aq i kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane, por jo vetëm. Ditët e fundit është folur për interesim të madh nga disa skuadra saudite, të gatshme për të bërë oferta të pasura si për kuqezinjtë ashtu edhe për klubet algjeriane aq sa është folur me insistim edhe për një shitje të mundshme të futbollistit në këtë vend. Megjithatë agjenti i tij Enzo Raiola i ka të qarta idetë dhe ka deklaruar se për momentin nuk është koha për të menduar për ato destinacione (Arabinë Saudite).
Pas problemeve të fundit fizike, vlera e Ismës ka rënë dhe aktualisht vlerësohet rreth 30/40 milionë euro, kundrejt 50/60 që mund të kërkohej deri vitin e kaluar në rast shitjeje. Megjithatë, me hapjen e merkatos, mund të paraqiten ende oferta nga klubet evropiane dhe në këto raste agjenti i lojtarit mund të vendosë t’i marrë në konsideratë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Bennacer po rikthehet nga një sezon shumë i komplikuar i kushtëzuar prej një dëmtimi të rëndë në gju, i cili e mbajti larg nga fusha e lojës për gjashtë muaj të mirë. Në fakt, shifrat e tij flasin për 20 paraqitje në kampionat, por me vetëm 13 prej tyre në të cilat e ka nisur si titullar. Arabia Saudite nuk është një destinacion i mirëpritur për prokurorin Enzo Raiola, por dera për një transferim të mundshëm drejt Europës nuk është e mbyllur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>