Milan po përgatit lëvizjet për rinovim me një qasje të qartë e të pakompromis. Klubi dëshiron të ecë përpara për të shmangur negociatat me detyrim dhe për të mbrojtur vlerën e lojtarëve të tij më të rëndësishëm.
Në këtë kuadër, politika e përcaktuar nga drejtori sportiv Igli Tare bëhet thelbësore: kush meriton rinovimin do ta marrë ofertën të paktën dy vjet përpara skadencës së kontratës. Ky rregull mund të ndikojë në të gjitha vendimet e ardhshme të klubit, veçanërisht në lidhje me protagonistët e skuadrës Rossonere.
Dyshime gjithnjë e më të forta mbi të ardhmen e Maignan
Sipas gazetarit të besimit kuqezi Carlo Pellegatti, kjo strategji rrezikon të ketë pasoja serioze mbi disa big. “Vështirë që Mike Maignan të rinovojë me këta drejtues, për çështjeje parimore dhe premtimeve të pambajtura”, ka deklaruar në kanalin e tij YouTube.
Portieri francez, ndër më të mirët në Serie A për rolin e tij, mbetet pra një çështje komplekse për t’u zgjidhur.
Pulisic dhe Saelemaekers në rresht të parë
Ndërkohë që lajmi më pozitiv ka të bëjë me dy lojtarë të tjerë. Pellegatti zbulon se Christian Pulisic mund të firmosë një kontratë të re me skadencë më 2029, të shoqëruar me një rritje page në 5 milionë euro për sezon.
Po aq e rëndësishme është edhe mundësia e rinovimit të kontratës për Alexis Saelemaekers, me një ofertë që do ta çonte kontratën e belgut në 3 milionë euro deri në vitin 2029 ose 2030. “Është një lojtar i gjithanshëm, në këtë moment i pazëvendësueshëm”, ka nënvizuar Pellegatti, duke folur për numrin 56.
Dy zgjatje kontratash që klubi i konsideron strategjike për ruajtjen e cilësisë dhe thellësisë së skuadrës, duke konsoliduar bazën teknike mbi të cilin do të ndërtohet për sezonet e ardhshme.
Milani po punon, pra, për t’i blinduar talentet e tij më të besueshëm, i vetëdijshëm se t’i paraprijë rinovimeve do të thotë të sigurojë stabilitetit dhe konkurrencë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
