Merkato Milan, Di Marzio: “Shtyhet ardhja e Harder: arsyeja…”

Do të jetë Conrad Harder sulmuesi i ri i Milanit këtë verë? Me sa duket, do të duhet të presim edhe pak. Ja sepse

Milanistat
2 Min Read

Conrad Harder, qendërsulmuesi danez klas 2005, do të jetë vërtetë sulmuesi i ri i Milanit në këtë dritare merkatoje verë? Me sa duket, do të duhet të presim edhe pak për ta konfirmuar me notat e zyrtarizimit.

Gianluca Di Marzio, kolegu gazetar sportiv i Sky Sport dhe një ekspert i mirënjohur në këtë fushë, shpjegoi arsyen në një artikull të botuar në faqen e tij zyrtare të internetit.

“Janë ditë shumë të nxehta në casa Milan në lidhje me merkaton dhe, në veçanti, sulmuesin e ri. Pasi dështoi operacioni për Victor Boniface, Rossonerët u lëshuan mbi Harder, sulmuesin danez për të cilin është arritur një akord me Sporting Lisbonën për 24 milionë euro plus 3 bonuse”, ka shkruar Di Marzio.

Portugezët tani po shqyrtojnë dokumentet, por ende nuk i kanë dhënë ende rrugë të lirë lojtarit për të udhëtuar në Itali – referob gazetari -. Për këtë, në fakt, do të nevojiten edhe disa ditë: klubi i Lisbonës dëshiron së pari të jetë i sigurt për mbërritjen e zëvendësuesit të tij, Fōtīs Iōannidīs, i cili do të luajë të enjten në mbrëmje në playoff-in e Europa League”.

Në këtë pikë, është e vështirë që futbollisti danez të mund të udhëtojë për në Itali përpara të enjtes: ndërkohë, Milani, pret”, ka përfunduar Di Marzio. Harder pritet të jetë i vetmi përforcim i Djallit në sulm, por nuk përjashtohen surprizat ‘last minute’.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente