Milani po përshpejton mbi disa objektiva të mëdhenj të merkatos në hyrje. Samuele Ricci është shumë afër, por Tare rilançohet me një lëvizje goditje: ja të rejat më të fundit nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio
Siç ja kishim parashikuar gjatë orëve të kaluara, shitjet e mëdha të Reijnders dhe Theo Hernandez po zhbllokojnë edhe merkaton në hyrje të Milanit. Me negociatat me Bayer Leverkusen për Granit Xhakën që janë ngadalësuar ndjeshëm, drejtori sportiv i Rossonerëve, Igli Tare, ndërkaq është hedhur me forcë mbi Samuele Riccin. Ju kemi folur për këtë: marrëveshjet me lojtarin dhe agjentin e tij kanë qenë ishin arritur prej kohësh dhe Milani, që i ka përshpejtuar kontaktet edhe me Torinon, tani po përpiqet ta mbyllë për një shifër rreth 25 milionë euro në total. Klasi 2001 mund të bëhet së shpejti regjisori i ri i Milanit, ai lojtar në mesfushë që vetë Tare e ka treguar si një përparësi të merkatos Rossonere në hyrje. Por kjo nuk është e gjitha. Sepse drejtori sportiv, siç konfirmohet edhe nga gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos të Sky Sport, Gianluca Di Marzio, nuk ka ndërmend të ndalet te Ricci: ja lajmi i fundit i zbuluar nga gazetari në lidhje me një tjetër goditje në shënjestër të Milanit
Tjetër goditje top
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani nuk lë, por dyfishon. Pas Riccit, siç gjithmonë jua kemi thënë, Tare po mendon të bëjë edhe goditje të tjera në mesfushë. Të paktën një tjetër pa dyshim. E, teksa vazhdojmë të presim zhvillime në frontin Xhaka, Rossonerët po shtyjnë fort për xhevahirin tjetër zviceran, Ardon Jashari, 22-vjeçar në pronësi të Bruges. Për këtë, Gianluca Di Marzio, në faqen e tij zyrtare të internetit ka konfirmuar se: “Jo vetëm Xhaka dhe Modric, drejtuesit Rossonerë vazhdojnë të lëvizin në shumë fronte. Duke filluar nga Samuele Ricci, për të cilin janë bërë hapa përpara edhe pse përpara duan të mbyllin për të tjerë profile. Dhe ky është pikërisht rasti i Ardon Jasharit, për të cilin Milani e ka rritur ofrertën në 27 milionë + 3 në bonuse. Bruges, megjithatë, kërkon edhe më shumë për mesfushorin zviceran klas 2002”. Do të kishte pasur pra, një rilançim të rëndësishëm për Jasharin nga Tare, i cili e vlerëson shumë këtë lojtar.