Milani vazhdon të shtyjë për Gimenez, por ndërkohë po punon edhe për objektiva të tjera të merkatos: ja lajmi më i fundit drejtpërdrejt në Sky
Siç e dimë mirë të gjithë, është Santiago Gimenez objektivi i madh i merkatos Milan për momentin. Zyrtarizuar ardhja e Kyle Walker, tani klubi kuqezi dëshiron të përqëndrohet në një goditje të madhe në sulm dhe ka zgjedhur bomberin meksikan të Feyenoord. Mierëpo, paralelisht me këtë pistë, Milani po lëviz dhe po punon edhe mbi objektiva të tjerë shumë të rëndësishëm merkatoje. Mirëpo fillimisht flasim për frontin Gimenez, për të cilin eksperti i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio ka folur drejtpërdrejt në Sky Sport.
Ja çfarë ka zbuluar gazetari: “Flasim për një siguri, domethënë që Santiago Gimenez i është hapur Milanit. Agjentja e tij Rafaela Pimenta ndodhet prej ditësh në Holandë për të tentuar të zhbllokojë negociatën. Kuqezinjtë kanë tashmë një akord ekonomik me lojtarin, Milani ka fuqinë e po-së së Gimenez. Mirëpo tani duhet të forcojnë dorën me Feyenoordin, i cili nuk ka nevojë të shesë. Duhet parë nëse Milani do të bëjë një ofertë tjetër, aq të sa të përkulë klubin holandez apo nëse në fund Djalli do të duhet të drejtojet tjetër kund. E sigurtë është që po përpiqen në mënyrë shumë serioze”. Front shumë i nxehtë pra. Por, siç thamë më lart, nuk është vetëm Santiago Gimenez në shënjestër të Milanit. Di Marzio ka hedhur në fakt edhe një tjetër bombë të bujshme merkato drejtpërdrejt në Sky: ja të gjitha detajet
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një tjetër objektiv
Duke folur për objektivat kuqezinj, eksperti i merkatos ka zbuluar se: “Nuk është vetëm Santiago Gimenez si objektiv i sulmin e Milanit. Mund t’ju zbuloj se kuqezinjtë po bëjnë presion për Riccardo Orsolini të Bolonjës. Milani ka bërë një ofertë fillestare prej 18 milionë euro plus Okafor, një propozim i refuzuar menjëherë nga rossoblùtë. Mirëpo, Djalli, dëshiron të insistojë dhe të rrisë ofertën ekonomike. Ideja është arritja në rreth 20 milionë plus Okafor, si dhe të përfshihet edhe huazimi i Chukwueze në marrëveshje. Të shohim nëse kjo ofertë e re, më e strukturuar me përfshirjen e një lojtari të dytë si pjesë teknike do të arrijë ta lëkundë Bolonjën. Orsolini është thelbësor për Italianon, por Milani do të përpiqet”. Thënë këtë, të tjera lajme sensacionale sapo kanë mbërritur në casa Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>