Merkato Milan, dështojnë vizitat mjekësore të Modric: motivet

Milanistat
1 Min Read

Shumë pritshmëri për atë që mund të jetë blerja e parë e Milan në këtë merkato verore të targuar Allegri-Tare. Tashmë, mbërritja e Luka Modric ngjan vetëm çështje kohe. Kampioni kroat do të jetë lojtari i ri i Rossonerëve, por do të duhet të presim, pasi mesfushori dëshiron, për nga respekti, ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme me Real Madridin. Sidoqoftë, tifozët e Djallit shtrojnë një pyetje: kur do të bëhen vizitat e tij mjekësore të kroatit?

Përgjigjen e jep kolegu dhe eksperti i mirënjohur i merkatos Matteo Moretto, përmes profilit të tij X, ku ka zbuluar se Milan i kishte planifikuar për sot vizitat e zakonshme, por në Kroaci. Megjithatë, ka qenë vetë Modric ai që i ka ndryshuar planet sepse, për respekt të Real Madridit, ai dëshiron së pari të mbyllë rrugëtimin e tij me klubin spanjoll, me Botërorin e Klubeve dhe pastaj të bëjë gjithçka. Shkurt, është vetëm çështje kohe.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente