E ardhmja e portave të Milanit dhe Interit po përgatitet për një ndryshim të thellë. Të dy klubet duhet të përballen me një verë vendimesh deçizive: situata kontraktuale dhe anagrofike të numrave një përkatës, imponojnë një reflektim të menjëhershëm, teksa merkato tashmë po lëviz për të identifikuar zëvendësite mundshëm.
Maignan dhe Sommer drejt lamtumirës
Lidhur me këtë, kolegët e të përditshmes sportive ‘Tuttosport’ janë të qartë: “Nga Maignan te Sommer: dyert janë të hapura”. Një frazë që përmbledh të gjitha pasiguritë që rrethojnë dy klubet milaneze. Mike Maignan, gurthemeli i Milanit dhe një nga portierët më të mirë në botë, është në skadencë kontrate dhe negociatat për një rinovim aktualisht janë të bllokuara.
Dy rrugëtime ndryshe, i njëjti fat
Klubi Rossoner nuk kanë arritur ende një marrëveshje ekonomike me francezin, i cili po tërheq interesin e top klubeve evropiane gati për t’i garantuar pagë më të lartë. Nga ana tjetër e qytetit, Yann Sommer është pranë lamtumirës për shkak të moshës.
Zvicerani, i ardhur pas largimit të Onana, ka garantuar besueshmëri dhe lidership, por Interi po lëviz drejt një ndryshimi gjeneracional. Dy situata të ndryshme, të përbashkuara nga nevoja për të planifikuar me përparësi një epokë të re midis shtyllave.
Atubolu, Carnesecchi dhe Caprile në krye të listës
E ardhmja e portës milaneze mund të kalojë nëpërmjet një dueli merkatoje. Milan dhe Inter kanë javë që po monitorojnë tri talente në zhvillim të futbollit evropian dhe italian: Noah Atubolu i Frajburgut, Marco Carnesecchi i Atalantës dhe Elia Caprile i Cagliarit. Të gjithë janë të rinj, të talentuar dhe me perspektivë të konsiderueshme rritjeje.
Derbi merkatoje
Emri më i nxehtë për momentin është Atubolu, që tërheq për nga teknika, guximi dhe qasja moderne.
Të dy klubet e vlerësojnë goxha pjekurinë e lojtarit, pavarësisht moshës së re; Atalanta, nuk ka ndërmend ta lërë lehtësisht Carnesecchin të largohet, ndërsa Caprile po bind në Serie A me performanca gjithnjë e më solide.
Do të jetë pra një verë e intensive për dy rivalet qytetase, me Maignan dhe Sommer të destinuar për të ndryshuar fanellë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
