Numërimi mbrapsht shënon nëntë më pak dhe Milano po i afrohet derbit me një interes të jashtzakonshëm, të nxitur edhe nga lufta e fortë për kreun dhe nevoja për të drejtuar e kampionatin.
Interi vjen në përballje me 24 pikë, po aq sa edhe Roma, dy më shumë se Milani dhe Napoli kampion i Italiasë.
Ndeshja më 23 nëntor ka rëndësi si teknike ashtu edhe psikologjike, pasi mund të ndikojë rrugëtimin e dy klubeve pas një fillimi shumë intensiv.
Pavarësisht aleancës për stadiumin e ri, të dy klubet ruajnë një rivalitet shumë të fortë sportiv, të theksuar nga një fazë në të cilën çdo detaj mund të ndryshojë rrjedhën e një sezoni.
Portierët në skadencë
Tema e nxehtë vjen nga merkato: Interi dhe Milani mesa shihet kanë hedhur sytë mbi të njëjtët profile për rolin e portierit.
Situata kontraktuale e Yann Sommer, klas 1988, dhe Mike Maignan, klas 1995, paraqet një variabël të rëndësishëm.
Të dy i kanë kontratat në skadencë më 2026 dhe si rrjedhojë mundësia e një lirimi në fund të sezonit tërheq vëmendje të menjëhershme.
Interesa të përbashkëta mbi 3 objektiva
Sipas shumë burimeve, të dyja klubet milaneze janë në gjurmet e tri emrave:
- Elia Caprile, klas 2001, i Cagliari dhe ish- Napoli, i thirrur së fundmi në kombëtare;
- Zion Suzuki, klas 2002, i Parmës, i cili po përballet me një dëmtim në dorë që do ta mbajë jashtë fushave për afërsisht tre muaj;
- Noah Atubolu, klas 2002 i Freiburg, që pavarësisht një gabimi kundër Bolonjës në Europa League është shumë i dëshiruar.
Çdo vlerësim kalon përmes vlerësimeve të vazhdueshëm, të dobishme për të kuptuar besueshmërinë, karakteristikat teknike dhe hapësirën për rritje, elementë thelbësorë kur bëhet fjalë për role kaq delikate: të shohim se cilët do të jenë trashëgimtarët e Maignan dhe Sommer.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
