Merkato, siç dihet, është një temë fluide dhe shumë delikate, siç e dinë shumë mirë anëve të klubit të rrugës Aldo Rosi në Milano. Çdo gjë mund të ndodhë dhe asgjë nuk mund të merret si e mbaruar, veçanërisht përballë situatave të caktuara. Është kjo arsyeja se pse kur flasim për merkaton, i duhet kushtuar gjithmonë vëmendje të gjitha lajmeve që qarkullojnë dhe po ashtu edhe ndonjë të papriture të mundshme. Është pikërisht ky rasti i një lajmi të bujshëm merkatoje që po kërcen direkt nga Anglia gjatë këtyre orëve, e që ka të bëjë nga afër me Milanin dhe një prej lojtarëve më të mirë të kuqezinjve të momentit, holandezin Tijjani Reijnders: ja për çfarë bëhet fjalë.
Lajmet nga Britania e Madhe
Shpërthimi i Reijnders në këto muaj të parë me Milanin do të kishte ngjallur interesin e disa klubeve më të mëdha të Evropës. Në veçanti, siç raporton Daily Mirror, mesfushori klas ’98 do të kishte përfunduar në shënjestrën e Manchester United, i cili po e monitoron me shumë kujdes në funksion të seancave të ardhshme të merkatos. Një lajm shumë domethënës, nisur nga përmasat dhe rëndësia e skuadrës në fjalë. Duke thënë këtë, duhet nënvizuar edhe se Milani – i cili sapo e ka blerë Reijnders për 20 milionë euro plus bonuse të ndryshme – padyshim nuk ka ndërmend të ulet dhe të flasë për holandezin. Vetëm ndonjë ofertë e çmendur dhe absolutisht jashtë merkatoje mund t’i bëjë kuqezinjtë, të cilët duan të mbajnë Reijnders për një kohë të gjatë, të lëvizin nga vendi. Pavarësisht kësaj, a mund të tentojë sërish United një sulm në të ardhmen e afërt? Të shohim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>