Ka lajme të medha të merkatos Milan, disa prej të cilave vërtetë të bujshme që kanë të bëjnë me Rafael Leaon dhe me disa lëvizje të mundshme surprizë që pritet të vijnë
Teksa skuadra është e zënë në fushë mes kampionatit dhe Champions League, drejtuesit e lartë të Milanit po punojnë për nga perspektiva e merkatos. Dhe nga ky këndvështrim nuk mungojnë asnjëherë lajmet dhe risitë. Pra, t’i shohim së bashku një për një lajmet më të fundit në lidhje me kuqezinjtë të mësuara nga redaksia jonë, përfshirë edhe zërat për lëvizje të reja të mundshme surprizë si edhe një zë i bujshëm që ka të bëjë me Rafael Leaon. Pa humbur kohë, le të fillojmë menjëherë leximit me lajmin e parë mbi një objektiv të konfirmuar për mesfushën
Emri i konfirmuar
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Vazhdon kastigu Milan për të përforcuar mesfushën e tij. Mes janarit dhe verës së ardhshme mund të vijnë edhe dy fytyra të reja. Në listën e kuqezinjve ka shumë emra dhe për ta kemi folur gjerësisht ditët e fundit. Mes tyre është edhe ai i Warren Bondo nga Monza. Një objektiv i konfirmuar edhe nga eksperti i njohur i merkatos, Nicolò Schira, i në profilin e tij X ka nënvizuar se : “Milani po monitoron mesfushorin e Monzës, Warren Bondo (klas 2003)”. Mundësi që për janarin? Ta shohim. Por le të vazhdojmë me lajmet e radhës.
Ëndrra e merkatos
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Te Milani ka dëshpërimisht nevojë për një bomber të vërtetë në gjendje për të garantuar shumë gola. Në këtë rast, ëndrra e kuqezinjve është Santiago Gimenez i Feyenoord. Po mbërrijnë gjithnjë e më shumë konfirmimet që është meksikani me pasaportë italiane emri në krye të listës së Djallit për sulmin. Aq sa, siç zbulohet nga kolegët e calciomercato, Moncada ka qenë në kontakt prej muajsh me agjentët e qendërsulmuesit klas 2001, i cili ka një vlerë merkatoje prej më shumë se 40 milionë euro. Por, tani, le të kalojmë tek një emër krejtësisht i ri dhe befasues që është shfaqur orët e fundit në orbitën Milan.
Surpriza
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Jo vetëm mesfusha dhe sulmi. Milani po mendon edhe për mbrojtjen dhe emri i ri është Cristhian Mosquera i Valencia. Kjo është zbuluar nga eksperti i njohur i merkatos Matteo Moretto në Relevo, duke konfirmuar se kuqezinjtë kanë kërkuar informacione për klasin 2004 për ta marrë verën e ardhshme. Çmimi i Mosqueras do të ishte të paktën 25 milionë euro, një shifër e rëndësishme, por adekuate për një nga xhevahirët më interesante në skenën evropiane. Milani do të ishte shumë i interesuar. Por le të vazhdojmë të flasim për lajmin më të çmendur që ka të bëjë me Rafael Leaon.
Një sugjerim i ri Në Spanjë, mediat më të mëdha iberike vazhdojnë ta lidhin numrin 10 kuqezi me Barcelonën, që do të ishte duke punuar për ta sjellë në blaugrana Leaon që verën e ardhshme. Mes hipotezave të ndryshme të hedhura nga mediat spanjolle, po fiton vend ideja e një superkëmbimi që Barcelona do të donte të realizonte për të ulur pjesën e parave cash për të derdhur në arkat e Milanit. Dhe përmenden edhe emrat e disa lojtarëve që mund të viheshin në pjatë. Në veçanti në lojë do të ishin dy anësorët sulmues Ansu Fati dhe Ferran Torres, si dhe mesfushori holandez Frenkie de Jong. Emra të mëdhenj sigurisht, por Milani vështirë se mund t’i marrë ata në konsideratë përpara Leaos. Megjithatë, kjo situatë duhet vazhduar të monitorohet me vëmendje të madhe. Thënë këtë, megjithatë, le të vazhdojmë me të reja të tjera të bujshëm në milanistat.com.