Goditja e shtatë
E mbyllim me goditjen e madhe në sulm, tashmë të njoftuar edhe nga Tare. DS shqiptar në fakt e ka konfirmuar vullnetin për të blerë një qendërsulmues të ri me peshë në skuadrën në dispozicion të Allegrit, për të luajtur krah Gimenez. Nevojitet një pikë referimi, një sulmues i zonës së penalltisë “alla Giroud”. Një identikit që përjashton, për shembull, Moise Kean, një emër që ka qarkulluar shumë në orbitën Milan kohëve të fundit. Në vend të tij, një sy mbi Dusan Vlahovic, i cili mbetet emri i parë në listën e Allegrit. Serbi në largim nga Juventusi dhe mund të blihet me një çmim të volitshëm: rreth 20/25 milionë euro. Pengesa, siç e dimë të gjithë, mbetet paga e tij. Alternativa? Tare mund të pëlqejë, për shembull, Aleksandar Mitrovic, i cili do të donte të largohej nga Al-Hilal për t’u rikthyer për të luajtur në Evropë. Megjithatë, kujdes nga rikthimi i mundshëm ndaj Lorenzo Lucca të Udineses, i cili do të përfaqësonte profilin perfekt për nevojat e Rossonerëve. Italian, ende relativisht i ri (24 vjeç), me përvojë të mirë dhe perspektiva shumë të mira dhe një çmim që nuk është i tepërt si për kartonin ashtu edhe për pagën. Mbi të është fortë edhe Napoli, por ende nuk e ka mbyllur sepse është më i përqendruar mbi objektiva të tjerë për sulmin, ndaj Milani mund ta shfrytëzojë këtë moment për të ndërhyrë. Kandidaturat e Retegui (shumë e shtrenjtë) dhe Darwin Nunez (nuk është më përparësi në listën e Rossonerëve) janë shumë të largëta.
Kujtojmë se, nëse dëshiron, mund të bashkohesh menjëherë në kanalin tonë në Facebook dhe bashkë me mijëra tifozë të tjerë Rossonerë të komunikojmë e diskutojmë bashkë për situatat që lidhen me klubin tonë të dashur AC MILAN! Klikoni këtu!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>