Goditja e parë
Ia nisim padyshim me mbrojtjen, e cila do të rimodelohet gjerësisht. Një nga objektivat e Milanit në merkato është ai i blerjes së një qendërmbrojtës të ri duke qenë disa lojtarë aktualisht në organikë të këtij reparti janë në largim e sipër. Një sy nga Tomori, por mbi të gjitha nga Malick Thiaw i cili ka shumë merkato dhe nuk konsiderohet si qendror në projektin e ri teknik të Allegrit. Dëshira e Milanit do të ishte të merrte një mbrojtës të ri italian, me perspektiva të mëdha. Dhe i preferuari do të ishte absolutisht Giovanni Leoni i Parmës, një xhevahir 18-vjeçar që pëlqehet edhe nga shumë klube të tjerë përveç Rossonerëve. Është kjo edhe arsyeja se pse nuk është një objektiv i lehtë, pa harruar kërkesat e klubit verdheblu: rreth 25 milionë euro. Një alternativë e nivelit të lartë dhe ndoshta më e arritshme mund të jetë Pietro Comuzzo i Fiorentinës. Tani kalojmë te goditjet e tjera në shënjestër të Rossonerëve.