Pas shitjeve, tani hapësirë për blerjet e reja. Lamtumira e Reijnders dhe largimi thuajse i mbaruar i Theo Hernandez në Saudi Pro League, i hapin zyrtarisht rrugën drejt merkatos verore të klubit të rrugës Aldo Rossi, i cili ka objektiva të ndryshme për të shtënë në dorë gjatë verës. E, në këtë kuptim, Igli Tare ka qenë i qartë: që gjatë javëve të ardhshme, presioni do të shtrëngohet dora për disa blerje të reja për t’i ‘dhuruar’ Allegrit, i cili do të dëshironte të punonte mbi to që gjatë ditëve të para të grumbullimit të skuadrës. Trajneri i Rossonerëve po pret Luka Modric pas Botërorit të Klube, por kjo nuk mjafton.
Përkundrazi, pas kampionit kroat, Milani është për t’i dorëzuar Max të paktën 7 goditje të tjera të mëdha të merkatos. Një numër që, më tej, gjatë verës, mund edhe të rritet në varësi të lëvizjeve të tjera që do të bëhen dhe mundësive që do të ofrojë merkato. Por fillohet nga një bazë prej 7 blerjesh të reja në merkato. Cilat? Bazuar në lajmet më të fundit të merkatos Milan, ne kemi bërë një përmbledhje të dedikuar, ku i kemi shqyrtuar të gjithë emrat në listën e Tares: le t’ia nisim menjëherë për t’u treguar se cilët do të jenë blerjet e reja të planifikuara për Milanin.
Goditja e parë
Ia nisim padyshim me mbrojtjen, e cila do të rimodelohet gjerësisht. Një nga objektivat e Milanit në merkato është ai i blerjes së një qendërmbrojtës të ri duke qenë disa lojtarë aktualisht në organikë të këtij reparti janë në largim e sipër. Një sy nga Tomori, por mbi të gjitha nga Malick Thiaw i cili ka shumë merkato dhe nuk konsiderohet si qendror në projektin e ri teknik të Allegrit. Dëshira e Milanit do të ishte të merrte një mbrojtës të ri italian, me perspektiva të mëdha. Dhe i preferuari do të ishte absolutisht Giovanni Leoni i Parmës, një xhevahir 18-vjeçar që pëlqehet edhe nga shumë klube të tjerë përveç Rossonerëve. Është kjo edhe arsyeja se pse nuk është një objektiv i lehtë, pa harruar kërkesat e klubit verdheblu: rreth 25 milionë euro. Një alternativë e nivelit të lartë dhe ndoshta më e arritshme mund të jetë Pietro Comuzzo i Fiorentinës. Tani kalojmë te goditjet e tjera në shënjestër të Rossonerëve.
Goditja e dytë
Duke mbetur ende në mbrojtje, është e qartë dhe shumë e dukshme se nevojiten përforcime të rëndësishme në krahë. Veçanërisht në të majtë. Me largimin e Theo Hernandez, Milani praktikisht nuk ka praktikisht asnjë lojtarë roli dhe lojtarë që luajnë me të majtën. Një mbrojtës i ri i majtë është pra një përparësi absolute për kuqezinjtë, të cilët në fakt po ndjekin disa lojtarë me cilësi dhe thellësi. Pëlqehet Zinchenko i Arsenalit, për shkathtësinë dhe eksperiencën e tij ndërkombëtare dhe ka edhe një çmim mëse të përballueshëm duke pasur parasysh kontratën në skadencë më 2026. Pastaj, Allegri ëndërron Cambiaso, të Juves, por që kushton shumë dhe aktualisht është një pistë e ftohtë. Si trajnerit ashtu edhe Tares i pëlqen shumë edhe Destiny Udogie, fituesi i ri i Europa League, i Tottenham: italian, 22-vjeçar, por që është edhe i shtrenjtë. Së fundmi, një sy në një dëshirë të vjetër: Maxim De Cuyper i Bruges, i cili i pëlqen veçanërisht Moncadës, i cili e ka ndjekur për një kohë të gjatë. Vazhdojmë më tej.
Goditja e tretë
Nëse në të majtë nuk ka lojtarë, në të djathtë situata nuk është shumë më e mirë. Sigurisht, është djaloshi Jimenez, i cili do të mbetet një opsion. Pastaj, në skuadër janë ende Terracciano dhe Emerson Royal, të cilët megjithatë duket se janë të destinuar të shiten. Do të nevojitet, pra, një mbrojtës i ri i djathtë me peshë dhe titullar nga merkatos. Po të ishte për Allegrin, emri i Andrea Cambiaso do të ishte perfekt për krahun e djathtë, duke pasur parasysh shkathtësinë e tij. Sidoqoftë, Tare ndjek veçanërisht lojtarë të tjerë. Pëlqehet shumë braziliani Vanderson i Monaco, por që është edhe mjaft i shtrenjtë. Është folur edhe për një rikthim të mundshëm mbi portugezin Tiago Santos të Lille, por objektivi më konkret për momentin do të ishte 22-vjeçari Guela Doue i Strasbourg. Mirëpo, ndjesia është se për këtë goditje mund edhe të dalin emra krejtësisht të rinj gjatë ditëve të ardhshme. Kalojmë te lajmi tjetër.
Goditja e katërt
Nga mbrojtja, tani kalojmë në mesfushë që është edhe reparti më i nxehtë për momentin. në merkaton e Rossonerëve. Edhe Tare e ka ritheksuar: përparësia është një regjisor të cilit t’i besojë çelësat e mesfushës së Milanit. Dhe në këtë rast, emri është zgjedhur tashmë nga DS-ja shqiptare dhe është pranuar plotësisht edhe nga Massimiliano Allegri. Sigurisht që po flasim për Granit Xhakën, i cili tashmë ka një marrëveshje në parim me Rossonerët për transferimin në Milano. Zvicerani mezi pret dhe po shtyn për të veshur fanellën Rossonere, por duhet gjendur marrëveshja përfundimtare me Bayer Leverkusen. Por sytë hapur edhe mbi Samuele Ricci të Torinos, objektiv i vjetër i Djallit, i cili në orët e fundit është rikthyer fuqishëm në modë në orbitën Milan. Palët kanë patur kontakte të reja, aq sa negociatat kanë hyrë tashmë në zemër të çështjes. Rossonerët e kanë “po”-në e lojtarit në dorë prej muajsh të tërë dhe po kërkojnë të arrijnë në shumën e duhur me Torinon, për një shifër më të ulët se 30 milionë eurot në total. Vazhdojmë më tej.
Goditja e pestë
Gjithashtu për mesfushën, përveç Modric dhe regjisorit, do të vijë të paktën një tjetër element. Këtë herë, megjithatë, do të jetë më i ri dhe do të ketë më shumë perspektiva, si dhe karakteristika të ndryshme. Në këtë rast, po flasim për një mesfushor cilësor me shpejtësi, këmbë dhe ndërhyrje. Ëndrra e Allegrit për këtë lloj goditje do të ishte ish-nxënësi i tij Rabiot, i cili megjithatë është i destinuar të qëndrojë në Marsejë. Hapësirë atëherë për kandidaturat e spanjollit Javi Guerra të Valencias dhe zviceranit Ardon Jashari të Bruges. Për të parën, Milani ka paraqitur disa oferta, të refuzuara nga klubi spanjoll, i cili për momentin po merr kohën e tij. Kjo është arsyeja se përse Tare është zhytur me vendosmëri përsëri mbi të dytin, i cili, ndër të tjera, do të ishte i preferuari i Rossonerëve. Problemi është se klubi belg e mban stekën shumë lart: po flasim për mbi 40/45 milionë euro. Tare, megjithatë, beson dhe orët e fundit do të kishte rilançuar, duke u përpjekur t’i afrohet kërkesave të Bruges. Po diskutohet… Kalojmë te ajmi tjetër.
Goditja e gjashtë
Edhe në lidhje me anësorët sulmues, Milan ka në progrmam të ndërhyjë fort gjatë verës. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për prioritet, do të flitet konkretisht më vonë. Veçanërisht, kur Rossonerët të shesin ende disa lojtarë të tepërt në këtë repart. Pasi lamtumirave nga Joao Felix dhe Sottil, në largim janë ende Chukwueze dhe Okafor, ky i fundit rikthehet nga huazimi te Napoli. Pas shitjes së tyre, do të nisë gjuetia për një lojtar që mund të kompletojë repartoin e anësorëve sulmues së bashku me Leao, Pulisic dhe Saelemaekers. Një emër i mbajtur gjithmonë shumë në konsideratë të madhe nga Milani është sigurisht Federico Chiesa, në largim nga Liverpooli e që kërkohet edhe nga Napoli i Contes. Allegri e njeh shumë mirë dhe e vlerëson, edhe sepse ai mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Edhe në këtë rast, megjithatë, mund të dalin emra të tjerë gjatë verës. Vazhdojmë më poshtë për goditjen bombë.
Goditja e shtatë
E mbyllim me goditjen e madhe në sulm, tashmë të njoftuar edhe nga Tare. DS shqiptar në fakt e ka konfirmuar vullnetin për të blerë një qendërsulmues të ri me peshë në skuadrën në dispozicion të Allegrit, për të luajtur krah Gimenez. Nevojitet një pikë referimi, një sulmues i zonës së penalltisë “alla Giroud”. Një identikit që përjashton, për shembull, Moise Kean, një emër që ka qarkulluar shumë në orbitën Milan kohëve të fundit. Në vend të tij, një sy mbi Dusan Vlahovic, i cili mbetet emri i parë në listën e Allegrit. Serbi në largim nga Juventusi dhe mund të blihet me një çmim të volitshëm: rreth 20/25 milionë euro. Pengesa, siç e dimë të gjithë, mbetet paga e tij. Alternativa? Tare mund të pëlqejë, për shembull, Aleksandar Mitrovic, i cili do të donte të largohej nga Al-Hilal për t’u rikthyer për të luajtur në Evropë. Megjithatë, kujdes nga rikthimi i mundshëm ndaj Lorenzo Lucca të Udineses, i cili do të përfaqësonte profilin perfekt për nevojat e Rossonerëve. Italian, ende relativisht i ri (24 vjeç), me përvojë të mirë dhe perspektiva shumë të mira dhe një çmim që nuk është i tepërt si për kartonin ashtu edhe për pagën. Mbi të është fortë edhe Napoli, por ende nuk e ka mbyllur sepse është më i përqendruar mbi objektiva të tjerë për sulmin, ndaj Milani mund ta shfrytëzojë këtë moment për të ndërhyrë. Kandidaturat e Retegui (shumë e shtrenjtë) dhe Darwin Nunez (nuk është më përparësi në listën e Rossonerëve) janë shumë të largëta.