Milani po shqyrton me shumë kujdes në tregun francez për të përforcuar korsinë e djathtë mbrojtëse. Me nevojën për të sistemuar një repart që tregoi mjaft boshllëqe sezonin e kaluar, Rossonerët kanë identifikuar dy profile interesante në Ligue 1. Të dy lojtarët kanë përfunduar në shënjestrën e njerëzve të merkatos Milan, të vendosur për të sjellë në Milanello një mbrojtës të djathtë të aftë për të garantuar si shtytje ashtu edhe qëndrueshmëri në fazën mbrojtëse.
Bëhet fjalë për Tiago Santos të Lille dhe Vanderson të Monaco. Tiago Santos, talenti i ri portugez klas 2002, ka bërë përshtypje me shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të vrapuar në krah. Te Lille ka treguar se ka hapësira të mjaftueshme për përmirësim, duke kombinuar cilësitë atletike me një teknikë të mirë. Zotërimi dhe lehtësia për të lexuar lojën e kundërshtarit, që i mundëson të luajë qoftë si një mbrojtës puro anësor ashtu dhe si mbrojtës që mund të lëvizë të të gjithë fushën, e bën djaloshin një profil veçanërisht tërheqës për Milanin, i cili është në kërkim të një zgjidhjeje dinamike për mbrojtjen e tij. Mirëpo kostoja e kontratës së tij mund të jetë një faktor kyç në negociata, por Milani duket se është gati të investojë mbi lojtarë të rinj premtues.
Alternativa, po aq interesante, është Vanderson, mbrojtës anësor brazilian klas 2001, i Monaco. I njohur për energjinë e tij, për aftësinë në krosime dhe një prirje të shkëlqyer ofensive, Vanderson është tashmë një titullar i përhershëm i ekipit të Principatës. Aftësitë e tij teknike dhe përvoja në një nivel të mirë të futbollit evropian e bëjnë një kandidat të fortë për krahun e djathtë të kuqezinjve. Mirëpo, Monaco nuk është ndonjë klub i njohur për të bërë skonto në bisedime dhe negociatat për Vanderson mund të jenë më komplekse dhe të kushtueshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani do t’i vlerësojë me kujdes të dy profilet, duke marrë parasysh edhe moshën, potencialin e rritjes, përshtatshmërinë me Serie A dhe, sigurisht, kërkesat ekonomike të klubeve përkatëse. Objektivi është i qartë: të sigurohet një mbrojtës i djathtë që mund të rrisë nivelin e skuadrës e të zgjidhë problemet e theksuara sezonin e kaluar.