Në këtë moment, është një nga rastet më të nxehta merkatos verore, i destinuar të vazhdojë të gjenerojë polemika. Juventusi dhe qendërsulmuesi i tij tani kanë arritur në një pikë thyerjeje përfundimtare. Dhe ngërçi rrezikon të ndikojë edhe në merkaton Bianconere.
Pa rinovim, as edhe me shifra të reduktuara, me disa destinacione të refuzuara për momentin, dëshira e qendërsulmuesit duket të jetë t’i shkojë kontratës deri në fund, pra, kur skadojë në fund të sezonit. Por një tjetër skenar mund të përfaqësonte një zgjidhje të dobishme për të gjithë. Siç raportohet nga kolegët e portalit të mirënjohur Calciomercato, Vlahovic do t’i kishte kërkuar Juventusit ndërprerjen e kontratës. Në këtë mënyrë mund të tejkalohej edhe bllokimi i merkatos. Por, natyrisht, me kushtet e ndërprerjes së parakohshme të kontratës do të duhet të bien të gjithë dakord. Dhe në atë pikë, Vlahovic do të ishte i lirë për të gjetur një skuadër të re. Indikacionet në këtë drejtim tashmë janë të shumta.
Merkato, Vlahovic te Milan: përgjysmohen kuotat e agjensive të basteve
Ka kohë që flitet për një Dusan Vlahovic që mund të ribashkohet me Allegrin te Milani. Hipotezë po duket se po fiton terren dhe mund të materializohet gjatë kësaj dritarje merkatoje verore, duke i dhuruar Rossonerëve sulmuesin që i nevojitet për të kompletuar repartin e tyre. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe stanjacioni i merkatos Milan që ka të bëjë me sulmin dhe mosinteresimi (të paktën në aparencë) nga ana e tyre në merkato për një qendërsulmues të madh.
Mundësia që kjo të realizohet po bëhet veçanërisht e nxehtë pra, edhe për agjencitë e basteve. Shanset për transferimin e Vlahovic te Milan po bien ndjeshëm. Kështu, shifrat nga 3.5-4 që ishin deri më tani, papritmas kanë rënë në 1.60. Vetëm në pak prej këtyre agjensive ka shkuar në 2.50. Përshtypja është se, në planin afatgjatë, martesa midis bomberit dhe Milanit do të ndodhë vërtet. Një zgjidhje midis Torinos dhe Milanos që mund t’i pëlqejë të gjithëve. Në fund të fundit, koha e tij te Juventusi duket qartazi që ka mbaruar. Dhe Rossonerët mund të jenë të duhurit për të rilançuar karrierën.