Merkato Milan – Bomba live e Di Marzio-s: “Milani do që të marrë patjetër…”

Milani është shumë aktiv në frontin e merkatos. Reijnders në largim dhe Modric në ardhje dhe jo vetëm kaq: gazetari eksperti i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio ka zbuluar të tjera lajme shumë të rëndësishme mbi lëvizjet e Rossonerëve drejtpërdrejt në Sky Sport

Milanistat
4 Min Read

Shumë risi në lidhje që kanë të bëjnë me merkaton Milan. Ai që ka bëri një vlerësim të situatës ka qenë gazetari i njohur Gianluca Di Marzio, i cili drejtpërdrejt në Sky Sport ka bërë një pasqyrë të të gjitha lëvizjeve të Rossonerëve në këtë moment. Fillojmë me goditjen Modric: “Nuk ka qenë e mundur që kroati t’i nënshtrohej testeve mjekësore sepse do të duhet të luajë me kombëtaren më datë 6 e pastaj më datë 9. Pra, pavarësisht se ka pasur një akord në parim, me Modricin që i ka dhënë miratimin verbal Igli Tares dhe Milanit, firma do të mbërrijë vetëm pas të martës së ardhshme. Por nuk vihet në dyshim që Modric do të luajë përfundimisht me Milanin”. Thënë këtë, eksperti i merkatos ka zbuluar më pas lajme të tjera shumë të forta mbi lëvizjet e Milanit

Situata mbi largimet

Duke nisur nga largimet, gazetari ka nënvizuar se: “Milani po përpiqet të kuptojë se sa mund të investojë në merkato në varësi të shitjeve që do të bëjë. Është arritur një marrëveshje me Manchester City-n për shitjen e Reijnders. Milani do të marrë 55 milionë plus 15 në bonuse. Ka një ofertë nga Chelsea për Maignan, por Allegri nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Pra, Milani do ta marrë në konsideratë shitjen e portierit francez vetëm nëse arrin një ofertë faraonike, por për momentin është mur. Theo Hernandez i ka thënë jo Al-Hilal, për momentin, dhe do të donte të shkonte te Atletico Madrid. Mirëpo, spanjollët ofrojnë më pak se klubi arab që aktualisht stërvitet nga Simone Inzaghi. Në varësi të të gjitha këtyre largimeve, Milani do të ndërhyjë në blerjet e ardhshme”. Eksperti i merkatës më pas vijoi edhe me objektivat e ardhshme të Rossonerëve, duke zbuluar edhe disa lajme surprizë e shumë interesante.

Goditjet në hyrje

Duke folur për objektivat e merkatos Milanit, Di Marzio ka zbuluar se: “Rossonerët duan patjetër dy mbrojtës anësorë të rinj, një në të djathtë dhe një në të majtë. Për krahun e djathtë, gjatë këtyre orëve të fundit ka dalë emri i Dodo të Fiorentinës, por për momentin kemi pasur përgënjeshtrime. Pastaj Milani dëshiron edhe një tjetër mesfushor qendror. Mbajmë gjithmonë në konsideratë emrin e Samuele Ricci të Torino, duke pasur parasysh se është një lojtar që Milani e ka pëlqyer gjithmonë para Allegrit dhe Tares. Do të kuptojmë nëse është një negociatë që mund të zhvillohet, por është një alternativë e nivelit të lartë. Lojtari tjetër që pëlqehet shumë nga Rossonerët në atë rol është Nicolò Rovella i Lazios, të cilin Allegri e ka stërvitur edhe më parë te Juventusi. Së fundmi, duhet kuptuar se çfarë do të ndodhë në sulm. Milani me siguri do të marrë një sulmues tjetër. Allegri do të dojë ta vlerësojë Gimenez në grumbullim dhe të kuptojë nëse mund të mbështetet tek ai. Pra, sulmuesi i dytë mund të jetë ose një alternativë ndaj Gimenez ose një titullar nëse Allegri nuk ka reagime pozitive nga meksikani”. Shkurt, ka shumë risi nga Csa Milanin. Dhe nuk është e gjitha.

Share This Article
Pa Komente