Milani po punon njëkohësisht mbi disa objektiva të ndryshme në merkato, me Allegrin që është në pritje të përforcimeve të rëndësishme dhe në kohë për grumbullimin e skuadrës. Ja zbulimet më të fundit të gazetarit të mirënjohur të besimit milanist, Carlo Pellegatti
Kohët po shtrëngojnë dhe Milani duhet të fillojë të përshpejtojë në merkato nëse dëshiron t’i ofrojë më shumë përforcime Allegrit përveç Ricci-t në kohë për fillimin e grumbullimit kuqezi. Më 7 korrik do të nisë sezoni i ri i Djallit nën flamurin e Allegrit dhe ai pret të punojë menjëherë me pjesën më të madhe të organikës me të cilën do të përballojë kampionatin e ardhshëm. Por dëri më sot, duhet thënë, ka boshllëqe mjaft të dukshme në skuadër. Milani efektivisht do të ishte duke punuar mbi disa objektiva merkatoje, por tani Tare dhe njerëzit e merkatos Milan duhet të sforcohen e të shtrëngojnë kohët. Ndoshta edhe duke ndjekur ato që janë domosdoshmëri dhe indikacione merkatoje të vetë Allegrit, i cili i ka idetë shumë të qarta se tek kush duhet të përqendrohet. Në këtë drejtim, gazetari i njohur i besimit kuqezi Carlo Pellegatti ka zbuluar saktësisht se cilat janë objektivat e dëshiruara fort nga tekniku livornez: ja për kë bëhet fjalë
Objektivat e Allegrit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përmes kanalit të tij YouTube, Pellegatti ka nënvizuar: “Për të mbyllur çështjen mesfushë, Allegri do Jasharin. Por duhen shpenzuar rreth 35 milionë për këtë lojtar. Allegri më pas do edhe një mbrojtës për fashën e majtë dhe bëhet fjalë për De Cuyper. Mbrojtësi e ka refuzuar Brighton sepse dëshiron të vijë te Milani, ashtu si Jashari ka refuzuar Borussia Dortmund sepse dëshiron të vijë te Milani. Tani duhen nxjerrë paratë, shpejt, për t’i veshur rossonerë: 35 milionë për mesfushorin dhe 25 milionë për mbrojtësin anësor. Por nuk ka mbaruar me kaq. Massimiliano Allegri, në fakt, do edhe një mbrojtës të djathtë. Është Doue, i cili kushton rreth 20 milionë dhe Martim Fernandes, i cili kushton rreth 20/25 milionë. Mbrojtësit e fashës së majtë dhe të djathtë nuk janë teka, nuk kemi. Për të kënaqur Allegrin duhen nxjerrë paratë menjëherë. Së fundmi, në lidhje me Leoni, duhet kuptuar para së gjithash nëse Parma dëshiron ta shesë dhe pastaj duhet të bëjmë llogaritë me konkurrencën e Interit dhe Juventusit. Por mbi të gjitha, së pari duhet që të largohet Thiaw”. Shkurt, ka ende shumë gjëra që vlojnë në kuzhinën Milan dhe nuk ka mbaruar ende.