MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan | Blitz i Moncadës: jo një, Milani blen dy superlojtarë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan | Blitz i Moncadës: jo një, Milani blen dy superlojtarë

By
Milanistat
08.06.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Janë ditë shumë të nxehta këto për fushatën e blerjeve Milan, duke qenë se ndërkohë po zhvillohen negociatat për veshjen e Joshua Zirkzee me fanellën kuqezi. Pasi i është komunikuar Bolonjës synimi për të paguar klauzolën çliruese prej 40 milionë eurosh, tani po kërkohet edhe një marrëveshje për pagën dhe komisionin e agjentit Kia Joorabchian.

Shfaqet optimizëm, edhe sepse holandezi iu ka dhënë përparësi kuqezinjve. Natyrisht, ka edhe goditje të tjera që klubi dëshiron t’i realizojë. Javët e fundit po flitet me këmbëngulje për ardhjen e një mbrojtësi të ri të djathtë, të një mesfushori të ri e madje edhe të një sulmuesi tjetër, nëse Luka Jovic nuk e rinovon kontratën që i skadon në fund të qershorit. Gjatë orëve të fundit ka pasur një blitz nga Geoffrey Moncada në Londër për të folur me drejtues të klubeve të ndryshme rreth disa operacione të mundshme, duke qenë se ndonjë prej këtyre klubeve iu duhet të bëjnë patjetër disa shitje deri më 30 qershor për të sistemuar bilancet.

Moncada në Londër për sulmuesin: vjen bashkë me Zirkzee

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Për shembull, drejtori teknik i Milanit është takuar me drejtues të Aston Villës dhe kanë diskutuar për Matty Cash. Mbrojtësi i djathtë polak pëlqehet që më 2020 kur ai luante për Nottingham Forest. Klasi 1997 nuk është i paprekshëm për Unai Emery, pra Villans janë të hapur për të negociuar shitjen e tij. Mbetet për t’u kuptuar vlera e kartonit. Por lajmi më i rëndësishëm është takimi me Chelsean për një sulmues.

Moncada ka pasur kontakte me Armando Brojën, i cili është një pasion i vjetër i tij. 22-vjeçari shqiptar nuk kaloi ndonjë sezon shumë pozitiv dhe ka befasuar nga fakti që nuk arriti të shënonte as edhe një gol gjatë muajve të tij të huazimit te Fulham. Është rikthyer te Chelsea, gati për të vlerësuar ofertat që ta shesë. Dhe, meqë ra fjala, ai mund të jetë zëvendësi i Zirkzee.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Në Londër jeton edhe Kia Joorabchian dhe mund të ketë një samit në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi kontratën dhe komisionin. Milani ka besim se do t’ja arrijë ta mbyllë këtë operacion, duke siguruar një nga sulmuesit më të mirë në Serie A. Një goditje që sigurisht do të ngjallte gëzimin e një tifozerie që prej disa javësh është paksa e frustruar për arsye nga më të ndryshme. Blerja e Zirkzee do të jepte një fllad të këndshëm entuziazmi dhe me Brojën si alternativë edhe më shumë. Një situatë që të kujton atë të anësorit të djathtë: Pulisic dhe Chukwueze për të zgjidhur një problem që Milani e mbarte prej kohësh.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?