Një nga emrat e nxehtë të merkatos verore të Milanit është pa dyshim ai i francezit, për mesfushën dhe orët e fundit kanë qarkulluar edhe shifrat e para në lidhje me marrëveshjen. Siç dihet, në fakt, klubi kuqezi nuk duhet largojë asnjë futbollist në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Por po kaq e vërtetë është, që në atë zonë të fushës duhet bërë një përmirësim, e cila vitin e kaluar nuk është se bindi dhe aq shumë. Dhe në këtë kuptim, Youssouf Fofana, mesfushori i Monacos do të përfaqësonte aktualisht profilin ideal për lojën e Paulo Fonsekës, trajneri të ri i Djallit, pas lamtumirës së Stefano Piolit.
Fofana, marrëveshja afër mbylljes: dalin shifrat e para
Lajmet më të fundit për këtë çështje janë zbuluar nga kolegët e redaksisë së ‘Sport Mediaset’. Sipas zbulimeve të tyre, në fakt, Milani tani po e mbyll marrëveshjen me Youssouf Fofana të Monacos. Në mënyrë të veçantë, java e ardhshme mund të jetë vendimtare për detajet e fundit dhe francezi mund të bëhet goditja e parë në ciklin e ri të targuar Ibrahimovic-Fonseca. Operacioni do të duhet të mbyllet në shifrat e rreth 22 milionë eurove, plus ndonjë bonus.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>