Merkato Milan: besniku i Alegrit mund të vijë si transferim i lirë nga rivalët, lajmi i fundit

Sipas zërave të besueshëm, Milani mund të jetë duke marrë në konsideratë marrjen me kosto zero të një mesfushori shumë të vlerësuar prej Allegrit

Milanistat
3 Min Read

Merkato në casa Milan mbetet gjithnjë nën reflektorë, me vëmendje të përqendruar në lëvizjet që mund të përforcojnë mesfushën dhe jo vetëm, pa rënduar në buxhet.

Klubi po monitoron profile të rinj gati për t’u integruar menjëherë në grup, duke pasur gjithmonë parasysh nevojat taktike të trajnerit.

Ndërkohë që edhe kësaj rradhe, vëmendje të veçantë po marrin edhe lojtarët kontrata e të cilëve është në skadencë, të aftë për të garantuar cilësi dhe dinamizëm pa kërkuar një investim të rëndësishëm financiar.

Përforcim i mundshëm me zero euro për mesfushën Rossonere

Sipas Calciomercato.it, Milani mund të përqendrohet te Weston McKennie, mesfushor amerikan, kontrata e të cilit me Juventusin është në prag të skadencës.

Në këtë drejtim, ka qenë gazetarja Eleonora Trotta që ka zbuluar se: “Duhet pasur kujdes nga Milani. I cili mund të thirret nga trajneri livornez, i cili e vlerëson shumë”.

Ideja e Allegrit do të ishte ajo që të sillte te Rossonerët një lojtar të njohur tashmë, dikë me të cilin ka punuar edhe më parë, që ka përvojë në kampionatin italian dhe është në gjendje të integrohet menjëherë.

Ardhja e mundshme me zero euro e bën negociatën veçanërisht interesante, duke i ofruar Milanit një mundësi strategjike për të përforcuar skuadrën pa ndikuar në buxhetin e merkatos.

Strategjia e merkatos Rossonere

Interesi për McKennie është pjesë e një plani të orientuar drejt blerjeve të synuara që mund të shtojnë cilësi pa kompromentuar stabilitetin financiar.

Zgjedhja e lojtarëve, kontratat e të cilëve po skadojnë, mundëson parakalimin e klubeve të tjera dhe ardhjen e lojtarëve gati për përdorim të menjëhershëm.

Për Allegrin, përparësi mbetet pasja e një mesfushë komplete, të aftë për të ofruar intensitet, mbulim dhe zgjidhje sulmuese.

Midis mundësive low–cost dhe përforcimeve të synuara

Vlerësimi i amerikanit do të marrë në konsideratë jo vetëm aftësinë e tij teknike, por edhe ndikimin e tij në skuadër dhe aftësitë për t’u përshtatur me mekanizmat Rossonere, në prag të sezonit të ardhshëm dhe sfidave evropiane.

Milani do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër: të shohim nëse në fund klubi do të vendosë të konkretizojë një goditje low-coast, të ndjekë një veprim me kosto të ulët me vlerë potencialisht të lartë taktike dhe sportive.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente