Siç tashmë dihet nga të gjithë, ndër objektivat kryesore të merkatos Milanit është padiskutim një qendërmbrojtës i ri. Një goditje që Tare dhe njerëzit e tij e kishin ndërmend ta mbyllnin që në verë, por që në fund nuk u bë e mundur të realizohej.
Mirëpo Allegri, që tashmë ka zgjedhur një mbrojtje me tre, vazhdon të ketë nevojë për një qendërmbrojtës më shumë. Dhe është për këtë arsye që Milani po vazhdon të eksplorojë merkaton gjerëe gjatë për të individualizuar profilin e duhur.
Identikiti i kërkuar nga trajneri Rossoner është mjaft i qartë. Nevojitet një element që të sjellë eksperiencë dhe që mund të përmirësojë cilësinë e prapavijës së Djallit, që në të vërtetë talente ka disa, por pak njerëz krejtësisht të besueshëm.
Shkurt, nevojitet një mbrojtës i gatshëm, edhe më mirë nëse e njeh tashmë Serie A.
Ja se pse gjatë kohëve të fundit në shënjestër të Milanit kanë përfunduar disa mbrojtës me eksperiencë në kampionatin Serie A.
Nga Kristensen dhe Solet të Udinezes te Mario Gila, i preferuari i Tares, që është i destinuar të largohet nga Lazio në seksionin e ardhshëm të merkatos. Në sfond është edhe Djimsiti, kontrata e të cilit me Atalantën skadon qershorin që vjen.
Por sugjestioni më i bujshëm i dalë gjatë orëve të fundit ka të bëjë me një lojtar të Juventusit që Allegri do ta vlerësonte shumë.
Nga Juventus te Milan, ideja e çmendur e merkatos
Kështu, sipas GoalNews24.it, Rossonerët do t’i kishin vënë sytë edhe mbi Federico Gatti.
Klasi ’98, lojtar i kombëtares azzurre, ka punuar me parë me Allegrin te Juventusi për dy sezone dhe trajneri Rossoner do ta çmonte veçanërisht që ta stërviste përsëri edhe në Milano.
Gatti është shumë i lidhur me bianconerët, aq sa kohët e fundit rinovoi kontratën e tij deri më 30 qershor 2030, por marrëdhënia e tij me Allegrin mbetet e shkëlqyer.
Kjo është edhe arsyeja se pse, sipas portalit, nuk përjashtohet mundësia që, pas Adrien Rabiot, Allegri të përpiqet të bindë edhe një tjetër nga besnikët e tij që t’i bashkohet në aventurën e tij të re Rossonere.
Për momentin, është vetëm një ide, një sugjestion i bujshëm i merkatos, por mjaftueshëm i fortë sa për të merituar shqyrtim të kujdesshëm për të ardhmen.
Shkurt, emri Gatti ka hyrë në rrethin e mundësive në optikën Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
