Strahinja Pavlovic është kthyer të jetë objektivi numër një i merkatos për repartin mbrojtës të Milanit. Kuqezinjtë dhe qendërmbrojtësi në pronësi të austriakëve të Salzburgut tashmë kanë arritur një marrëveshje për kushtet kontraktuale, ndërsa mbetet për t’u gjetur akordi edhe me Salzburgun për shifrat e operacionit. Specialistët e merkatos Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto bëjnë të ditur se ardhja e lojtarit nuk e përjashton aspak edhe ardhjen e mundshme të Emerson Royal.
I njejti modus operandi
Fillimisht akordi me lojtarin, më pas ai me skuadrën që mban kartonin. Është ky modus operandi i Milanit për fillimin e negociatave që shpresohet të çojnë në mbylljen me sukses të negociatave për përforcimet e mundshme. Ashtu si me Fofana, kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje edhe me Strahinja Pavlovic, qendërmbrojtës mëngjërash të RB Salzburg. Tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë tym të bardhë edhe për sa i përket çmimit të kartonit me austriakët. Ardhja e Pavloviçit nuk do të përjashtonte asesi ardhjen e Emerson Royal si mbrojtës i djathtë, siç u fol me shqetësim orët e fundit (me spostimin e Kalulu ekskluzivisht në krah). Në zhvillim e sipër janë edhe negociatat me Monakon për blerjen e Youssouf Fofana.