Ende nuk ka nisur mirë merkato e ardhshme e Milanit dhe një zhurmë e madhe e rrethon ngado. Edhe pse krahasuar me konkurrentët e drejtpërdrejtë Inter dhe Juventus, të cilët i kanë kryer tashmë goditjet e para në merkato, kuqezinjtë janë ende duke eksploruar në drejtime të ndryshme për të bërë riparimet e duhura nëpër reparte, pa mundur ende të veprojnë. Në fakt do të jenë disa blerje të mëdha që priten nga kuqezinjtë, duhet vetëm të kemi durim, edhe pse fillimi i sezonit po afron. Të paktën kështu kanë premtuar të gjithë drejtuesit kuqezinj, pa përjashtim, nga pronari Cardinale te i deleguari i tij i posaçëm Zlatan Ibrahimoviç.
Pritshmëri të mëdha dhe kuriozitet për të kuptuar se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë skuadra nën urdhrat e Paulo Fonsekës, i thirrur për të vijuar me trashëgiminë e Pioli dhe për ta mbajtur Djallin konkurrues, në nivel të lartë si në Serie A ashtu edhe në Evropë. Sigurisht, klubi do të përpiqet t’i sigurojë një skuadër që t’i përshtatet situatës. Potenciali startues është, siç tregohet nga disa momente të paraqitjes së shkëlqyer vitin e kaluar, por skuadra sigurisht që duhet të forcohet dhe të bëhet më homogjene.
Një Milan që do të ketë nevojë për ndërhyrje veçanërisht në aksin qendror, për një sulmues të madh, për një mesfushor të rëndësishëm dhe cilësor dhe për një mbrojtës të nivelit të lartë. Plus një sërë blerjesh të tjera plotësuese, për të pasur në dispozicion një numër të arsyeshëm alternativash për në momentet më të rëndësishme. Dhe njëri prej objektivave të Milanit është rikthimi në skenë i një lojtari të Real Madridit, i ndjekur prej kohësh nga drejtuesit kuqezinj.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan, rikthehet në vëmendje Arda Guler: skenarët për fundin e merkatos
Vitin e kaluar në fazën e parë, djaloshi Arda Guler kishte shumë pak hapësirë, i penalizuar edhe nga disa dëmtime. Duke gjetur pak më shumë mundësi për t’u shprehur në fund të kampionatit dhe tani në Euro 2024, duke treguar cilësitë e një superlojtari.
Talenti turk është sigurisht një nga ata lojtarë të destinuar të shpërthejë, të ndikojë dhe ta shënjojë futbollin e vitetve të ardhshme. Por ka mundësi që në rradhët e ‘Blancos’, duke pasur parasysh bollëkun e talenteve te Real Madrid, të ketë shumë vështirësi për t’ia arritur këtij qëllimi sezonin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye Madrid po vlerësojnë mundësinë e një huazimi.
Është folur për disa skuadra spanjolle, si Real Sociedad, gati për ta marrë. Do të flitet kur Guler të kthehet nga Europiani. Ndërkohë, në sfond, Milani po vëzhgon me interes dhe mund të presë zhvillime muajin e ardhshëm. Nëse afër fundit të merkatos për lojtarin nuk do të jetë gjetur ende një sistemim, mund të llogariten marrëdhëniet e mira me Real Madridin për një huazim të stilit Brahim Diaz.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>