Ashtu si fermerët që shikojnë qiellin në pritje të të korrave, duke shpresuar që të paktën të mos bjerë shi pasi qielli është i errët dhe kërcënues: ashtu jemi rreshtuar dhe ne në një linjë me tifozët e milanistë që janë në ankth për atë që (nuk) po ndodh. Jemi ndalur në vetëm një blerje, duke përparuar ngadalë nëpër pyll midis hardhive dhe kallamishteve, me ujin deri në gjunjë, me një thikë zvicerane ndër duar për të hapur rrugën në vend të hanxharit.
Nga njëra të ngushëllon fakti që një vit më parë, duke u dashur të ribënin gjysmën e ekipit duke blerë më shumë se 10 lojtarë, ia mbërritën të gjithë në Milanello, shpejt e shpejt, përveç Musah dhe Chukwueze që ia behën të fundit, nga ana tjetër, këtë vit që nevojiten një numër më i reduktuar pjesësh për të kompletuar tastierën Fonsekës, kohët shqetësojnë (dukshëm) klubin shumë më pak sesa tifozët e tij. Në heshtjen e tij të padepërtueshme, klubi gjithmonë duket sikur u thotë bashkëbiseduesve: ose bëhet kështu si themi ne, ose nuk bëhet. Ruhet medemek linja, me një vullnet të hekurt, granit.
Është një çështje kjo që shkon përtej parave, përtej dëshirës – ose jo – për t’i shpenzuar ato. Është një çështje e linjave të klubit, e strategjisë që ne nuk e kuptojmë, nuk e pranojmë, nuk mund ta mbështesin dhe afër mendsh as ta kontestojmë. Mes rrëmujës së organizuar, s’mbetet gjë tjetër veçse të presim skadencën e 30 gushtit, duke shpresuar që ndeshjet e para të kampionatit të përballen me një ekip që të jetë në lartësinë e duhur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja pra, e dini si mendojmë. Paratë duhen shpenzuar në merkato dhe ky klub, në fakt, kështu i ka shpenzuar gjithmonë: nuk ka fitime për të ndarë me investitorët e, nëse shpall se dëshiron të fitosh, duhet patjetër të kesh një ekip konkurrues . Nuk ka mbetur edhe shumë, nuk mungon shumë, por mungon… Çështjet e qendërsulmuesit dhe qendërmbrojtësit, vazhdojnë të na i shërbejnë si ëmbëlsira… Është opsioni Samarxhiç që ngjan më shumë si një alternativë e Loftus Cheek (edhe pse kostot janë për tu theksuar), vetëm në rast se Fonseka ka ide të tjera. Plus mbrojtësi i djathtë dhe shitja e disa tepricave.
Asnjë nxitim, shumë skema, mund të mos jenë domosdoshmërisht defekte, por do të mund t’i kuptojmë vetëm pasi të ketë përfunduar fushata. Për Emerson Royal, për shembull, duket se pas ftohjes nga ana e pronësisë kuqezi, ishin anglezët ata që trokitën sërish në derë: nëse do të ishte kështu, do të thoshte se do të ishin më të shtruar në pranimin e ofertave. E njëjta gjë vlen edhe për Fofana dhe Fullkrug: e gjithë kjo konkurrencë francezëve dhe gjermanëve nuk i rezulton. E kam problem ta besoj pozicionimin e ri të Monakos, sipas të cilit mesfushori i tyre “ka pasur gjithmonë një vlerësim prej 35 milionësh”. Nëse do të ishte kështu, për dikë që kontrata i skadon brenda një viti dhe është i lirë në janar 2025, rradha do të ishte prishur menjëherë dhe vetë Milani do t’i kishte thënë lamtumirë kësaj hipoteze. E njëjta histori edhe për qendërsulmuesin e Dortmundit: Atletico Madrid, i irrituar nga çështja e Moratës, do të shqetësonka Milanin në çdo lëvizje të tij. Edhe këtu në milanistat.com është shkruar shumë për këtë skenar ditët e fundit, madje edhe vetë drejtori ka shkruar një editorial të tijin ditën e enjte. Skenarët e tregut shpesh nxiten nga thashethemet, miqësitë dhe bashkëpunimet finoke. Lexuesi është i detyruar t’i gëlltisë të gjitha, të besojë gjithçka dhe të mos kuptojë më asgjë. As unë jo, kështu që po pres më mirë 30 gushtin. Nëse keni alternativa, jam gati të dëgjoj.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gerry Cardinale flet për 550 milionë tifozë të Milanit nëpër botë. Duhet dalluar midis aficionados dhe dashamirëve: llogaritë dalin nëse mban gjallë entuziazmin e të parëve dhe krijon besnikëri mes të dytëve. Në këtë kuptim, merkato së pari dhe më pas rezultatet bëjnë të gjithë diferencën e botës. Janë keto llogaritë që kanë rëndësi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>