Shumë shpejt Paulo Fonseca do të jetë edhe zyrtarisht trajneri i ri i Milanit. Praktikisht ajo që mungon është vetëm njoftimi, i cili duhet të arrijë brenda rreth dhjetë ditësh. Një njoftim që nuk do t’i emocionojë shumë tifozët kuqezi, të cilët shpresonin për një profil më të madh. Klubi, pra, do të duhet të japë përgjigje edhe më të rëndësishme në merkato, të cilat do të përshtaten edhe me kërkesat e Fonsecës.
Duke ndjekur këtë rrugë, pra, lajmet e fundit të merkatos që mbërrijnë nga Casa Milan, klubi dhe trajneri tashmë po punojnë në sinergji për lëvizjet e para që do të bëhen. Në veçanti, goditja e parë do të ishte zgjedhur tashmë nga Milani dhe Fonseca, me drejtuesit e kuqezinjve të gatshëm për të nisur sulmin vendimtar dhe për ta mbyllur menjëherë: detajet.
Goditja e parë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Aksi Lille-Milano është gati të nxehet sërish. Pas Leaos, Djalo dhe Maignan tani të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe Fonseca, e jo vetëm. Në fakt, Milani do të ishte gati të nxitonte ndjeshëm edhe për mbrojtësin e djathtë portugez Tiago Santos, i lançuar me rezultate shumë të mira nga vetë Fonseca te Lille. Klubi francez kërkon rreth 12 milionë euro plus bonuse, Djalli do të donte t’i ulte paksa disa shifra, por do të ishte i gatshëm ta mbyllte goditjen brenda një harku shumë të shkurtër kohor. Milani mund të llogarisë edhe në miratimin e superagjentit të Tiago Santos, tashmë shumë i famshmi Jorge Mendes. Kuqezinjtë po punojnë për të gjetur një marrëveshje me të dhe Lillë dhe diskutimet duket se po ecin mirë duke qenë që padyshim këtë goditje do ta pëlqente edhe Fonseca. Mbrojtësi 21-vjeçar mund të jetë goditja e parë e trajnerit portugez. Që nuk do të mjaftohet vetëm me kaq.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>