Teksa tifozët dhe specialistët po përqëndrohen në gjetjen e emrit të trajneri, drejtuesit e Milanit mendojnë edhe për merkaton rosonere. Dhe nëse për pankinën tani është në garë Marcelo Gallardo, së bashku me Conceicao, Fonseca e kështu me radhë, në frontin e merkatos Zlatan Ibrahimovic i ka vënë tashmë në shënjestër disa objektiva. Dhe disa madje shumë të mëdha. Ibra me bashkëpunëtorë në fakt tashmë do t’i kishin idetë mjaft të qarta se çfarë do të bënin për nga perspektiva e merkatos, pavarësisht trajnerit të ri. Tashmë do të ishin planifikuar disa emra dhe të tjerë emra po dalin vazhdimisht, të ndryshëm e të mëdhenj. Në veçanti, Milani ka vendosur të bëjë të paktën 5 lëvizje të mëdha dhe Ibrahimoviç ka në mendje po aq ëndrra merkatoje mbi të cilat edhe po punon konkretisht: ja cilët janë, të gjithë, emër për emër.
Alessandro Buongiorno >>> 45 milionë
Emerson Royal >>> 20 milionë
Fofana >>> 30 milionë
Sesko-Zirkzee >>> 50/60 milionë
David-En-Nesyri-Guirassy >>> 30 milionë
Këto ishin pra objektivat e mëdha të merkatos së Ibrahimoviç për Milanin e ri që po lind. Por lajmet e merkatos nuk mbarojnë ende këtu, përkundrazi.