MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato, hapet zyrtarisht: çfarë i mungon Milanit dhe cilat janë objektivat e tij
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Merkato, hapet zyrtarisht: çfarë i mungon Milanit dhe cilat janë objektivat e tij

By
Milanistat
01.07.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Seanca e merkatos verore, nga sot është zyrtarisht e hapur. Siç ndodh çdo 1 korrik, me fillimin e sezonit të ri, fillojnë edhe dy muajt e negociatave që do të na çojnë në fillimin e ndeshjeve zyrtare midis mesit të gushtit dhe fillimit të shtatorit. Megjithatë, këtë vit, gjërat janë paksa më ndryshe, me merkaton që ka qenë protagonist edhe më parë, nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme nga 1 deri më 10 qershor. Tani që edhe kjo është histori, duhet parë përpara: çfarë i mungon Milanit? Cilat janë objektivat e klubit Rossoner?

Mesfusha, prioritet

Theksi i merkatos Rossonere do të vendoset në mesfushë, sipas asaj që është pranuar nga vetë ds Igli Tare, i cili në takimin e një jave më parë me me gazetarët konfirmoi se përparësia është forcimi i mesfushës. Nuk mund të jetë rastësi që dy blerjet e para të merkatos Milan do të jenë dy mesfushorë: njëri është Samuele Ricci, klas 2001 i Torinos, që do të zbarkojë gjatë orëve të ardhshme në Milano, për një kosto totale prej 25 milionësh dhe tjetri është Luka Modric, kampioni kroat që do të largohet nga Real Madridi në fund të Botërorit të Klubeve si transferim i lirë. Por, për të kompensuar largimin e Tijjani Reijnders, vetëm këto dy emra nuk do të ishin të mjaftueshëm. Do të nevojitet të paktën edhe një blerje tjetër: dhe është për këtë arsye që Tare po shtyn fort për Ardon Jasharin, 22 vjeçarin e Club Brugge.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Sulmues dhe mbrojtës anësorë

Detyrat e tjera të ardhshme të merkatos Rossonere kanë të bëjnë me sulmuesin dhe mbrojtësit e krahut. Për momentin, reparti ofensiv ka vetëm Santiago Gimenez, për të cilin Allegri ka disa rezerva: janë larguar Jovic dhe Abraham, me Camardën e destinuar për huazim. Kemi nevojë për një qendërsulmues të ri që të mund të ketë karakteristika plotësuese me ato të meksikanit: identikiti i Tare është i qartë, Milani dëshiron një sulmues me karakteristika “alla Giroud”. Reparti i mbrojtjes është po ashtu dobësuar shumë: pas largimeve të Walker dhe Florenzi, shpejt pritet të largohen edhe Theo dhe Emerson Royal. Milani rrezikon të mbetet vetëm me Jimenez dhe Bartesaghi, prandaj po hartohet edhe një listë mbrojtësish anësorë që mund të jenë të përshtatshëm për Max: për momentin emrat më të përfolur janë De Cuyper, Guela Doué dhe Zinchenko. Pastaj, shumë e rëndësishme do të jetë edhe menaxhimi me inteligjencë i shumë lojtarëve të tepërt: jo vetëm ata që janë kthyer nga huazimi, por edhe lojtarë që nuk duket se përshtaten më në projekt, siç janë Royal, apo Musah.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Rakitic, tifozave Rossonerë, për Luca Modric: “Nuk e dinë sa me fat janë”
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?