Merkato, goditja tjetër vjen nga Londra: çfarë po ndodh në Casa Milan

Marrëdhëniet e mirë mes Milanit dhe Chelseat mund t'i lehtësojnë Rossonerëve një goditje të re, skenarët që mund të marrin udhë në kontakt me londinezët

Milanistat
3 Min Read

Milani, më në fund, po fillon të përshpejtojë në merkato, siç po kërkohet edhe nga tifozët, pas një qershori që për aspiratat e ambjenti ishte ndoshta shumë i qetë e i pangjyrë.

Por puna prapa kuintave e Tares dhe Allegrit mund të japë fryte konkrete dhe t’i shtyjë sërish Rossonerët drejt anës tjetër të rrugës, drejt qëllim që patjetër duhet të arrihet këtë sezon pas zhgënjimit të sezonit që lamë pas krahëve.

Aktualisht, Milani është në pritje të Samuele Ricci, me negociatat e gjata me Torinon të përfunduara, e më pas Luka Modric që do të vijë pas përfundimit të Botërorit për Klube, si dhe të goditjeve të tjera nëpër reparte të ndryshme.

Në fund të fundit, deri më tani kemi asistuar në mjaft lamtumira dhe këto do të duhen plotësuar domosdoshmërisht. Klubi po vlerëson opsione të ndryshme, duke synuar edhe të marrë diçka nga sinergjitë klasike që mund të zhvillohen me klube të tjera në nivel ndërkombëtar. Në këtë drejtim, një sy kah marrëdhënieve të mira me Chelsea, pasi nga kjo mund të gjenerojë një tjetër ardhje interesante.

Milani, ideja e Anselminos për mbrojtjen: Chelsea është i gatshëm të negociojë

Përgjatë viteve, ka pasur shumë lojtarë që kanë mbërritur në Milano nga Londra e anasjelltas dhe që sigurisht kanë luajtur rolin e tyre në udhëtimin e Rossonerëve dhe Blues. Më i fundit që mund t’i shtohet listës është Aaron Anselmino.

Mbrojtësi argjentinas klas 2005 u bashkua me skuadrën e Marescës për Botërorin e Klubeve, pas huazimit te Boca Juniors. Por, siç kanë zbuluar kolegët e portalit të mirënjohur ‘Caughtoffside’ në Angli, ndoshta nuk është ende gati për një rol titullari në skuadër. Ideja është që të rritet me huazim dhe tashmë për të janë disa klube të interesuara, Strasbourg, Marseille, Borussia Dortmund dhe Betis, por në këtë pikë mund të bëjë përpara edhe Djalli.

Milani, emri i parë për mbrojtjen mbetet Leoni

Për prapavijën, këto ditë, po asistojmë në një forcing për Giovanni Leoni. Milani po përpiqet me gjithçka, por nuk duket rrugë e lehtë.

Mbrojtësi i ri është shumë i kërkuar, Interi dhe Juventusi e kerkojnë me të njëjtën forcë si Milani dhe për të mund të shpërthejë një ankand që do ta bënte Parmën shumë të lumtur, por jo domosdoshmërisht skuadrat e përfshira.

Kjo është arsyeja pse, nëse gjërat përkeqësohen shumë, Milani mund të vendosë ta braktisë si pistë e të drejtohet kah një objektivi më të arritshëm me më pak përpjekje.

Share This Article
Pa Komente