MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato e mbyllur? Jo, duhen patjetër ndërhyrje të tjera! Na dukej si Milani i Piolit. Morata ka kuptuar gjithçka
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Merkato e mbyllur? Jo, duhen patjetër ndërhyrje të tjera! Na dukej si Milani i Piolit. Morata ka kuptuar gjithçka

By
Milanistat
19.08.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Një nisje e ngadaltë të shtunën mbrëma ku nuk pamë asgjë nga Milani i Fonsekës dhe atë ndryshim për të cilin kanë folur trajneri portugez dhe Zlatan Ibrahimovic gjatë konferencave të ndryshme për shtyp. Ngjante si Milani i Piolit, Milani i fundit i Piolit, ai i cfilituri, i pakuptueshmi midis reparteve, pa një fazë mbrojtëse të përgjithshme të kolauduar dhe me problemin e zakonshëm, të vjetër, atë të sulmit të portës së kundërshtarit. Sepse një gjë janë goditjet ndaj portës së Milinkoviç-Savic dhe një tjetër rrezikshmëria dhe ndjesitë që krijohen kur ky Milan sulmon.

Ja tek jemi, ngecur në menaxhimin e fundsezonit të shkuar teknik, ku mbushja efektive e zonës së penalltisë dhe zgjedhjet e duhura të protagonistëve ishin të mangëta. Edhe kundër Torinos u ripanë fantazmat e së shkuarës. Sipas rradhës: Thiaw që nuk e gjen kurrë konkluzionin fitues me kokë, pavarësisht gjetjes së pozicionit ideal, Leao që ha një gol të cilin Vinicius apo Rodrygo do ta shënonte symbyllur, Jovic që nuk bën asfarë presioni dhe konfirmon papërshtatshmërinë e tij për të qenë një referencë unike për sulmin, Chukwueze që nuk ndizet e kështu me radhë. Zgjedhjet fillestare të Fonsekës më pas kanë ngjallur jo pak dyshime.

Përse duhej nisur pa Theo dhe Reijnders që nga fillimi? Sot, nuk është diçka që ky Milan mund ta mbajë. Saelemaekers u dërgua si një ushtar i thjeshtë kundër Bellanovës dhe Thiaw titullar që është një zgjedhje e vështirë për t’u kuptuar, duke qenë se edhe në parasezon nuk është shfaqur për asnjë moment i shkëlqyer. Pankina e shmangu humbjen, por për Fonsekën ka ende shumë (ndoshta shumë më shumë) për të rregulluar, duke filluar nga mentaliteti.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Alvaro Morata e ka kuptuar mirë situatën: kjo është një skuadër që ka nevojë të bëhet më e ‘poshtër’ (për nga pikëpamja sportive), më e keqe(edhe kjo nga pikëpamja sportive), më e vendosur dhe dinake. Ka gjithmonë një qëndrim si prej djemsh të mirë, madje shumë të mirë. Duhet një mënyrë tjetër e të menduari, një uri ndryshe, një ligësi ndryshe në secilin rol dhe në interpretimin e përgjithshëm të ndeshjeve. Dhe janë të njëjtat fjalë që në të kaluarën u bënte jehonë nga Tonali dhe Kjaer. Nesje, sot, jo shumë mirë …

Është një Milan që do të duhet të përfitojë nga “The Animal” Pavlovic dhe nga vrapimi dhe vendosmëria e Fofana, por edhe të tjerët duhet të nxjerrin atributet e tyre. Theo Hernandez, në këtë aspekt, u la i vetëm prej lojtarëve lëvizës pas lamtumirave të Kessié, Tonalit, Krunic por edhe Calhanoglu. Nevojitet që lojtarët të kuptojnë se ai që pamë të shtunën është një Milan i papranueshëm për tifozët dhe për gjithë popullin kuqezi e këtë duhet ta kuptojë edhe trajneri. Sepse, është mirë me çuna të mirë, por duhet mund për të fituar sepse askush nuk të dhuron gjë, madje që të dielën kundër Parmës, ku Milani do të luajë kundër një kundërshtari që të nxjerr shkumën nga goja.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Kapitulli merkato: skuadra është forcuar, por nuk është kompletuar. Nëse për majën e diamantit është vendosur të përqëndrohemi te Morata, te Okafor (i shkreti Noah, sa shumë i nënvlerësuar që je), Jovic (funksionon vetëm si sulmues i dytë) dhe te rritja e Camarda, është në mesfushë ku nevojitet ende diçka që gjërat të funksionojnë si duhet.

Adli, Pobega dhe Bennacer janë të gjithë me një trolley gati e nëse Tommaso po punon me klubin dhe shoqëruesit e tij për të gjetur zgjidhjen më të mirë, për Yacine dhe Ismael situata është e ndryshme. I pari ka disa propozime ekzotike, ai nuk dëshiron të largohet nga Milani, por rrezikon të përfundojë si jashtë listës së Serie A, ashtu edhe nga lista Champions League. Nuk është mirë për të, përsa sa i përket karrierës. Për Bennacer nevojitet një ofertë për kartonin. Pas dëmtimit në gju, Isma nuk është rikthyer më në atë të mëparshmin dhe nëse largimi i tij shërben për të sjellë Manu Koné nga Borussia Monchengladbach, atëherë shitja është e mirëseardhur. Pastaj, do të na duhej një zëvendës Theo i vërtetë. Terracciano dhe Saelemaekers kanë dëshmuar se nuk janë për atë pozicion.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?