Shumë pak orë deri në fund të një merkatoje të çmendur për Milanin, mes surprizash, negociatash të papritura, operacionesh në dështim të minutës së fundit dhe, në përgjithësi, disa aspekte pak të logjikshme.
Mbi të gjitha, blerja më e shtrenjtë e fushatës përforcuese, njëra nga më të shtrenjtat e të gjitha kohëve: Nkunku.
Përtej deklaratës së Allegrit, “Nuk di se si mund ta përdor “, është e qartë se një me karakteristikat e francezit nuk ishte përparësi. Vlera e lojtarit është e padiskutueshme: nëse është mirë, mund të jetë dërrmues në Serie A. Por ndoshta, përsa i përket logjikës, do të kishte qenë më e përshtatshme të rrezikohej investimi më i rëndësishëm ekonomik në zonën e penalltisë numër 9.
Menaxhimi i kërkimit për një qendërsulmues, për hir të të vërtetës, ka qenë i turpshëm. Tre muaj më parë, Tare njoftoi dëshirën për të blerë një sulmues të ri, duke lënë të kuptohet besimi i paktë karshi Gimenez. Tre muaj më vonë, mbetet emri i Dovbyk, jo ekzakt një zgjedhje e fortë. Ukrainasi vitin e kaluar shënoi 12 gola në Serie A: një shifër fort e kënaqëshme.
28 vjeç, nuk ka luajtur kurrë në Champions League. Meksikani, pëlqen apo jo, në 24 vjeç, mund të ketë shumë më feeling me portën kundërshtare. E rëndë, në këtë kuptim, deklarata e Tares, para ndeshjes Lecce-Milan. Nuk mund të zhvelrësohet kaq publikisht një lojtar që është gati të zbresë në fushë, veçanërisht kur në atë moment është i vetmi sulmuesi në dispozicion. Edhe më tepër kur i ka të gjitha mundësitë që, në fund, Gimenez të qëndrojë dhe t’i luajë kartat e tij te Milani.
Edhe dalja për mbrojtësin gjithashtu ka lënë disa paqartësira. Shpjegimi i nevojës për ndërhyrje në mbrojtje me ndryshim moduli të Allegrit, i disa ditë më parë është një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë dhe për të justifikuar vonesën në arritjen e objektivit.
Që duhej një qendërmbrojtës me eksperiencë, ishte e qartë për të gjithë prej muajsh (pastaj, të jemi të sinqertë, livornezi ka luajtur kështu edhe në parasezon).
Mbeten pak orë për të mbyllur mirë një fushatë blerjesh dhe për të kompletuar skuadrën.
Mbrojtësi, sigurisht, është thelbësor: Akanji, sot, është zgjedhja më e mirë.
Pastaj është kapitulli Rabiot: francezi do ta kompletonte repartin me një bagazh të paparë eksperience, me një palmares të jashtëzakonshëm dhe një normë realizative prej mesfushori të nivelit më të lartë.
Nëse mbyllet edhe Dovbyk (ndoshta me qëndrimin e Gimenez), në sulm janë edhe karakteristikat që Allegri i kërkon prej kohësh: e megjithatë, mund të ishte gjetur një profil më i mirë.
Dyshimet mbeten në krahë, veçanërisht në atë të majtë: fillimi i Estupinian nuk ka qenë inkurajues dhe zëvendësuesi i tij Bartesaghi është një mbrojtës krahu, po, por që nuk mund ta bëjë të pestin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
