MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato, Conte i paraprin Milanit: “Do të shpenzojë 150 milionë për…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato, Conte i paraprin Milanit: “Do të shpenzojë 150 milionë për…”

By
Milanistat
11.03.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Është gjithmonë hija e Antonio Contes që sillet në orbitën Milan dhe lajmet e fundit po e konfirmojnë edhe një herë. Trajneri salentin është i etur për t’u rikthyer që të stërvisë dhe klubi kuqezi – me përjashtim të të papriturave të bujshme – së shpejti do të duhet të vendosë për trajnerin e tij të ri. Stefano Pioli efektivisht ka pak shanse për të qëndruar në krye dhe në fund të sezonit mund të ndodhë një divorc që shumë po e kërkojnë prej kohësh.

Conte, siç kemi thënë, do të ishte ndër emrat më të pëlqyer për pas-Piolin. Sigurisht, është ai më i rëndi, ai që ndan, që shkakton diskutime, por edhe ai që ka peshën më të madhe ndër ata që aktualisht janë në merkato. Dhe kush mund të bëjë diferencën? Mund të jetë pikërisht vullneti i Zlatan Ibrahimoviç, i cili – siç konfirmohet nga deklaratat e Cardinales – do të ketë një rol themelor në vendimet e ardhshme të Milanit. Ibra do të donte të prezantohej me një profil të madh, me një trajner prestigjioz që është sinonim i ambicieve dhe i fitoreve. Dhe, na pëlqen apo jo, Antonio Conte i përgjigjet në mënyrë perfekte këtij identikit.

Jo rastësish i preferuari i Ibrahimoviç do të ishte pikërisht Conte, me të cilin tashmë do të ketë pasur disa kontakte javët e fundit. Por një si Antonio Conte do të kishte edhe kërkesa shumë të rëndësishme për të plotësuar. Jo aq për sa i përket rrogës, por mbi të gjitha për projektin dhe investimet në merkato. Në lidhje me këtë, orët e fundit ka dalë një lajm që zbulon se cilat do të ishin kërkesat për transferimin e Contes te Milani.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Merkato prej 150 milionësh

Për këtë ka folur eksperti i njohur i merkatos Nicolò Schira, i cili në kanalin e tij YouTube ka zbuluar: “Nëse vjen një ofertë prej të paktën 80 milionësh për Maignan ose Theo Hernandez, ndjesia është se njëri prej të dyve mund të shitet për të financuar një merkato të rëndësishme prej 150 milionë eurosh. Dhe është pikërisht kjo shifra që Antonio Conte i ka kërkuar si investim klubeve që kanë kontaktuar me të. Ai dëshiron një lloj merkatoje për të blerë 4 – 5 titullarë. Merkato Milan do të jetë prej 50 milionë cash – ato të përfituara nga Champions – plus të ardhura nga shitjet. Me shpagimin e 10 milionëve nga Saelemaekers plus 23 milionët e De Ketelaere, tashmë do të ishim mbi 80 milionë në buxhet. Pastaj, nëse mbërrin një ofertë prej të paktën 80 milionësh të tjera për Theo Hernandez ose Maignan, Milani mund ta bëjë atë lloj merkatoje”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?