Shitur Thiaw te Newcastle për plot 42 milionë eurosh në total, Milan e gjeti menjëherë zëvendësin në treg.
Është belgu klas 2002, Koni De Winter, që pas disa orësh do të zbarkojë në Milano nga Genoa për rreth 20 milionë euro. Një goditje merkatoje, që mes të tjerash, përmbush plotësisht edhe shijet dhe preferencat e mister Allegrit.
Tekniku Rossoner, që ka patus mundësinë të punojë me një De Winter të ri gjatë kohëve te Juventus ndaj dhe e njeh shumë mirë djaloshin, do të kishte dashur një lojtar me perspektivë, i cili të ishte i gatshëm dhe që e njihte mirë Serie A. 23-vjeçari nga Antwerp, pra, i përshtatet këtij profili në mënyrë të përkryer. Por, tani vëmendje, sepse sipas lajmeve më të fundit të merkatos, Milan nuk ka ndërmend të ndalet te De Winter dhe gjatë këtyre orëve po mendon për një tjetër blerje të rëndësishme për t’ia dhuruar Allegrit.
Milan, një tjetër goditje
Siç jua kemi paraprirë më parë, vetëm De Winter mund të mos mjaftojë për të kompletuar mbrojtjen Rossonere. Me Allegrin që vazhdon të punojë mbi një mbrojtje kameleonike e të aftë të për të luajtur edhe me tre prapa, Milani ka të ngjarë të kërkojë edhe një qendërmbrojtës tjetër, ndoshta me më shumë eksperiencë kësaj here. Dhe në këtë drejtim, po qarkullojnë më shumë se një emër në orbitën Rossonere.
Për t’u përjashtuar – me përjashtim të ndonjë zhvillimi të bujshëm – emri sugjestiv por shumë i kushtueshëm i 28 vjeçarit ish Napoli, Kim Min-jae, në largim nga Bayern Munich. Pëlqehet Okoli i Leicester, por ai nuk do t’i shtonte shumë eksperiencë repartit mbrojtës. Të tjerë që intrigojnë prej kohësh Milanin janë përshembull Kiwior i Arsenalit dhe Chalobah, Renato Veiga dhe Disasi të Chelsea, por edhe në këto raste kostot do të ishin të rëndësishme. Kandidati perfekt – për sa i përket eksperiencës, cilësisë dhe çmimit – do të ishte Djimsiti i Atalantës, një bashkatdhetar i Igli Tares me një histori të gjatë në Serie A, në nivelet më të larta. Prandaj, mbajeni një sy nga shqiptari për të kompletuar mbrojtjen e Milanit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
