Pas goditjes Walker, tashmë një hap larg, tani Milani dëshiron të përshpejtojë në frontin e merkatos edhe Joao Felix dhe jo vetëm
Ja mbërritëm, goditja e parë e madhe e Milanit në këtë merkato të janarit tani është shumë afër. Kyle Walker faktikisht është një hap larg veshjes kuqezi. Marrëveshja është në mbyllje e sipër, me mbrojtësin e djathtë klas ’90, që do të lërë Manchester City-n për të zbarkuar në Milano deri më 2027. Siç e patëm thënë edhe më parë, Milani përshpejtoi për Walker kur u kuptua se do të ishte e pamundur të merrte Marcus Rashford, të cilin mund ta arkivojmë midis objektivave të humbura të merkatos nga klubi kuqezi. Kyle Walker pra mbërrin për të dhënë një dorë në mbrojtje, por tani Milani duhet të mendojë edhe për një alternativë ndaj Rashford (një sy nga Joao Felix dhe jo vetëm) dhe për një mesfushor qendror si zëvendës Fofana. Dhe pikërisht për këtë flasin lajmet e shumta të orës së fundit. Duke filluar nga Joao Felix e deri tek arritja në një tjetër lojtari të madh që Milani dëshiron ta mbyllë menjëherë.
Përshpejtimi i Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Me sfumimin përfundimtar të kandidaturës së Rashford për në oborrin e kuqezinjve, Sergio Conceicao tani po shtyn fort për bashkatdhetarin e tij Joao Felix, të cilin vetë trajneri portugez ua ka indikuar drejtuesve të klubit. Paga e klasit ’99 është sigurisht më e përballueshme se ajo e sulmuesit anglez (4.5 milionë në sezon). Tani Milani duhet dhe dëshiron të përshpejtojë, edhe sepse Chelsea ka ende vetëm një vend për huazime në dispozicion. Nëse do ta shpenzonte për dikë tjetër, Joao Felix nuk do të mund të lëvizte me atë formulë. Objektivi i klubit kuqezi është të sigurojë një huazim për një vit e gjysmë me të drejtë blerjeje prej rreth 35 milionë që do të ushtrohet në verën e 2026-ës. Portugezi tani është në krye të listës së Milanit, i cili mund të mbështetet edhe në ndihmën e superagjentit Jorge Mendes. Front i nxehtë, priten zhvillime të shpejta. Por ndërkohë, vazhdojmë me lajmet e tjera.
Në pikëpyetje
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një nga temat më të rëndësishme të kësaj merkatoje dimërore për Milanin ka të bëjë me të ardhmen gjithnjë e më të pasigurtë të Fikayo Tomorit. Fillimisht i mënjanuar nga Fonseca dhe më pas i rikthyer nga Conceicao, anglezi është shumë i përkëdhelur nga Juventusi. Trajneri i ri i kuqezinjve do të donte ta mbante me çdo kusht në Milano, aq sa orët e fundit u dëgjua teksa kërkonte me zë të lartë Tomorin nga drejtuesit dhe kërkonte të mos largohej. Por sulmi i ri i Giuntolit mund ta shtjerë sërish në tundim Djallin. Juve do të ishte gati të dilte me një ofertë të re që mund të jetë në përgjithësi rreth 30 milionë. Një shumë e konsiderueshme, e cila do t’i garantonte Milanit një fitim kapital shumë të rëndësishëm. Përballë një propozimi të tillë, Milani mund ta shesë vërtetë Tomorin te Zonja e Vjetër. Një situatë tjetër për t’u monitoruar me kujdes. Tani le të kalojmë tek një emër krejtësisht befasues që ka dalë vetëm pak orë më parë.
Sugjerim
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një emër i ri për krahun e majtë mbrojtës, atë të zotëruar tashmë nga Theo Hernandez. Njërin sy ndaj Nuno Tavares, zbulimi i vërtetë i këtij sezoni në Serie A, me Lazion. Portugezi i ka befasuar të gjithë me cilësitë dhe fizikun e tij dërrmues, karakteristika të ngjashme me ato të Theo Hernandez. Sipas kolëgëve të redaksisë sportive të të përditshmes Il Messaggero, Milani –bashkë me Juventusin dhe Interin – kanë kryer disa sondazhe me Lazion për të kuptuar bërjen e kësaj piste. Sigurisht që do të ishte një objektiv i vështirë për t’a rrëmbyer nga Lotito dhe patjetër që do të ishte një emër që mund të përdoret për verën e ardhshme dhe jo menjëherë. Por edhe Milani do të ishte duke e monitoruar Nuno Tavares, ndoshta si një opsion në rast lamtumire të Theo Hernandez në verë. Por duke u kthyer në merkaton e janarit, le të flasim për një tjetër lojtar të cilin Milani do të donte ta rrëmbente menjëherë pas Walker dhe Joao Felix.
Objektiv i konfirmuar
Në qendër të vëmendjes është edhe mesfusha. Dhe, në këtë rast, do të ishte një emër shumë specifik në mendjet e njerëzve të merkatos Milanit. Konfirmimi vjen edhe nga eksperti i njohur i merkatos, Gianluigi Longari, i cili në editorialin e tij për Sportitalia.com nënvizon: “Një emër që mbetet absolutisht i shpenzueshëm në një klub kyç si Milanit është ai i Warren Bondo: drejtuesit kanë mbetur të impresionuar nga performancat që mesfushori i Monzës ka ofruar ndeshjen e fundit kundër Fiorentinës dhe perspektiva do të ishte ta sillnin në Milanello që në janar për t’i paraprirë një konkurrence (edhe qytetase) që në verë do të ishte dukshëm më e fortë. Ideja do të ishte ajo e krijimit mbi klasin 2003 të një projekti teknik që do ta bëjë atë një lloj alter ego të Fofana-së”. Bondo pra do të ishte emri i nxehtë për mesfushën e kuqezinjve për momentin. Por nuk mbaron me kaq. Lajmet e merkatos Milan flasin për lëvizje të reja të bujshme të krerëve kuqezinj.