Goditja e parë e madhe e merkatos Milan këtë verë po e themi prej ditës është Luka Modric, një kampion absolut dhe plot talent, që do të vijë për t’i dhënë cilësinë e tij të pafundtë dhe përvojën e tij të madhe mesfushës rossonere. Kampioni kroat, megjithatë, sigurisht që nuk do të jetë i mjaftueshëm. Me largimin e Reijnders dhe largimin e Musah, Milanit do t’i duhen të paktën edhe dy blerje të tjera të mëdha të merkatos për mesfushën. Dhe numri i blerjeve mund të rritet sërisht, nëse edhe dikush tjetër do të largohej (vëmendjen ndaj Loftus-Cheek, për shembull, i cili mbetet seriozisht në pikëpyetje).
Milan, 8 objektiva për mesfushën
Kjo është edhe arsyeja se përse në këtë moment, në orbitën rossonere po qarkullojnë kaq shumë emra për mesfushën e Djallit. Në veçanti, në listën e Tares dhe Allegrit janë 8 objektiva shumë të nxehtë dhe konkretë. Dhe midis tyre, është edhe dikush që po afrohet gjithnjë e më shumë për t’u veshur si lojtar i ri i Milanit. Dhe duke pasur gjithmonë parasysh se 2 ose madje edhe 3 prej tyre mund të mbërrijnë, ne kemi bërë një analizë të shkurtër në redaksinë tonë milanistat.com, duke i marrë emër për emër dhe duke llogaritur përqindjet e tyre në ardhjen apo jo te Milani: ja në detaje se kush është më larg zbarkimit në Milanello dhe kush po i afrohet gjithnjë e më shumë skuadrës Rossonere:
- 15%
Rabiot - 20%
Onyedika - 25%
Ricci - 30%
Bouaddi - 35%
Sohm - 40%
Javi Guerra - 50%
Xhaka - 65%
Jashari
Këta pra ishin emrat e nxehtë për mesfushën e Milanit që qarkullojnë me insistim në këto orë. Dhe duke folur ende për merkaton, në shënjestrën e Rossonerëve nuk ka vetëm mesfushorë. Përkundrazi…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
