Merkato/ 17 vjeç  100 MILIONË –Milan e kërkon menjëherë

Nofkat e rëndësishme nuk çojnë kurrë në asgjë të mirë, por Haalandi i Certao-s duket se ka një të ardhme të madhe. Milan po përgatit sulmin për t’ia dhuruar Allegrit, baby fenomenin

Milanistat
2 Min Read

Mund të jenë paratë e rinovimit të akordit me Fly Emirates, mund të jetë fillimi i shkëlqyer i sezonit, mund të jetë brumi, mund të jenë vezët, mund të jenë shumë e shumë faktorë, por fakti është se Milan në merkato ka nisur të çmendet totalisht.

Synimi është i kuptueshëm. I dukshëm. I qartë: të djegim etapat e konkurrencës për seksionin e merkatos së riparimeve të janarit, e madje, edhe atë të qershorit të ardhshëm. Objektivi është një shtatëmbëdhjetëvjeçar brazilian me një klauzolë çlirimi treshifrore.

17 vjeç dhe që tani vlen 100 milionë €

E sikur kjo të mos mjaftonte për të habitur, është edhe tingulli i emrit të tij (nofkës): Haaland i Sertão-s.

Në fakt, emri i tij i vërtetë është Wendeson Wanderley Santos de Melo, por ai preferon të quhet Dell.

Sido që të jetë, thirreni si të keni qejf, por lajmi është se nuk është ende as adoleshent dhe tashmë vlen pothuajse aq sa Haaland i Manchester City-t, që duket se dëshiron ta koleksionojë.

Nga Brazili (ku djaloshi edhe luan aktualisht), tashmë po flitet për një interes të shtuar nga ana e klubeve angleze.

Por kujdes, sepse Citizens do të duhet të përballen me konkurrencën pikërisht të Milanit, shumë i vëmendshëm në zbulimin e talenteve të reja, siç bënte edhe në të kaluarën.

Gjithnjë nga Brazili, në fakt, po qarkullojnë zëra për një Milan që është shumë, shumë i interesuar për shtatëmbëdhjetëvjeçarin.

Rasti është vetëm tani: në nëntor nis Kupa e Botës nën 17 vjeç dhe Wendeson Wanderley do të jetë titullar i kombëtares braziliane.

Përpara se mbi të të lëshohet gjysma e botës, është më mirë të luhet kjo ndeshje dyshe për lojtarin (Milan dhe Manchester City).

Pastaj, ata tashmë e kanë Haalandin e tyre, ai nga Sertão i takon Milanit… dhe jetuan të gjithë të lumtur e të kënaqur.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente