Menjëherë mbrojtësi! Sy më sy, Allegri-Tare-Maignan: Milani në alarm të kuq. Merkato, presion dhe një dimmer që mund të ndryshojë sezonin

Nga mbrojtja që mungon e deri te e ardhmja e Mike Maignan, kuqezinjtë jetojnë ditë vendimtare: Allegri ecën mbi fije të perit, Tare shtyp gazin në prapaskenë dhe janari bëhet muaji i së vërtetës për ambiciet e Milanit në krye të tabelës...

Milanistat
3 Min Read

Klubi i rrugës Aldo Rossi, këtyre ditëve gjendet në një situatë ‘aksioni’ të plotë dhe në ecajaket e përditshme, një pikëpyetje e madhe që e ka shoqëruar që nga vera po përpiqet të gjejë zgjidhje.

Emergjenca në mbrojtje: një problem që s’mund të presë më

Pas afrimit të Niclas Füllkrug në repartin ofensiv, tani alarmi është zhvendosur plotësisht në mbrojtje.

Pamjet e pankinës kundër Napolit në Superkupë dhe më pas ndaj Veronës në “San Siro” kanë qenë tronditëse: mungesë alternativash dhe thellësi minimale në repartin prapavijë.

I vetmi mbrojtës realisht i disponueshëm ishte Odogu, i cili debutoi në Serie A vetëm më 28 dhjetor, në minutat e fundit të një ndeshjeje tashmë të mbyllur.

Një situatë e tillë është e papranueshme për një skuadër që synon majat. Pa zëvendësime në mbrojtje dhe sulm, çdo ndeshje kthehet në rrezik.

Allegri mbi fije të perit: rezultate të mira, por pa garanci

Max Allegri ka bërë një punë mbresëlënëse me këtë skuadër, duke rivalizuar denjësisht Interin dhe Napolin.

35 pikë në 16 ndeshje janë një mesatare shumë pozitive, por trajneri jeton vazhdimisht në emergjencë. Mjafton një dëmtim i vogël apo një pezullim dhe Milani rrezikon të mbetet pa zgjidhje.

Për një ekip që është realisht në garë për vendet e para, kjo gjendje nuk mund të konsiderohet normale.

Merkatoja e janarit është jetike: objektivi nuk është vetëm shtimi numerik i skuadrës, por rritja e cilësisë. Kërkohet një mbrojtës qendror që mund të luajë edhe në të djathtë apo në të majtë, një profil që i jep frymëmarrje dhe siguri ekipit.

Çështja “Maignan”: Tare dhe Allegri ballë përballë me mbrojtësin ekstrem

Prej më shumë se një muaji flitet për presionin e fortë të Igli Tares dhe Allegri-t mbi Mike Maignan.

Dyshja drejtues–trajner po bën gjithçka për të bindur portierin francez të qëndrojë në Milano.

Takime të përditshme, deklarata publike vlerësimi dhe një qasje psikologjike e kujdesshme për ta mbajtur lojtarin në qendër të projektit.

Ekziston një dritare shprese dhe bindja se, me kalimin e kohës, Maignan mund të ndryshojë mendje.

Oferta financiare mbetet e njëjtë: rreth 5 milionë euro plus bonuse, pak a shumë si ajo e para një viti.

Janari do të tregojë nëse do të ketë një përshpejtim pozitiv, por askush nuk guxon të parashikojë fundin e kësaj sage delikate.

Një gjë është e sigurt: për Milanin, këto ditë janë vendimtare. Nga mbrojtja e deri te porta, çdo lëvizje mund të peshojë rëndë në fatin e sezonit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article