Milan, në prag të përballjes së mbrëmjes kundër Venezias, trajneri portugez i Milanit, Ruben Amorim kërkon të konfirmojë vazhdimësinë e rezultatit pozitive të javës së parë në kampionat. Pas suksesit 1-2 në transfertën ndaj Torinos, kuqezinjtë synojnë tri pikët e rradhës për të marrë kreun e klasifikimit. Ndërkohë, portugezi përballet me disa dilema të rëndësishme fizike dhe taktike përpara se të përcaktojë përbërjen zyrtare. Veçanërisht, milanistat po ndjekin me vëmendje të madhe gjendjen e organizatorit Christian Pulisic.
Gara me kohën dhe zgjedhjet e stafit teknik për përballjen e dytë
Ylli amerikan ndodhet përsëri në listën e të grumbulluarve për këtë duel shtëpiak. Megjithatë, fiziku i tij nuk gëzon ende formën maksimale për të përballuar nëntëdhjetë minuta të plota në fushën e lojës. Prandaj, stafi mjekësor sugjeron kujdes të shtuar për të shmangur ndonjë komplikim më të rëndë muskulor. Si rrjedhojë, lojtari pritet ta nisë nga stoli i rezervave takimin e kësaj mbrëmjeje. Aktivizimi i tij do të varet tërësisht edhe nga rrjedha e lojës gjatë pjesës së dytë. Sigurisht, trajneri nuk dëshiron të ndërmarrë rreziqe të panevojshme me një nga emrat kryesorë të skuadrës.
Dilemat në krahë dhe shansi i madh për blerjen e re
Paralelisht me këtë, vëmendja e tifozëve është përqendruar te blerja më e re e merkatos Milan, Diego Moreira. Anësori belg i ka zhvilluar të gjitha seancat stërvitore me grupin gjatë ditëve të fundit në Milanello. Për më tepër, ai tregon një energji të jashtëzakonshme për të debutuar që nga minuta e parë në fushë. Ndaj dhe amorim po vlerëson mundësinë e hedhjes së tij në fushë si titullar. Në fakt, tekniku portugez do ta marrë vendimin përfundimtar vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes. Vazhdimisht, ai kërkon nga grupi agresivitet maksimal në krahë për të dëmtuar mbrojtjen kundërshtare. Nën vazhdën e kësaj këtrkese, edhe aktivizimi francezit do t’i jepte më shumë dinamizëm repartit të avancuar. Krahasuar me takimin e mëparshëm, përshtatja e lojtarit me skemat taktike ka edhur në rritje të ndjeshme. Madje, paraqitjet në stërvitje e kanë bindur Amorim se ai është gati për këtë përgjegjësi.
Prapaskenat e nxehta të merkatos dhe mungesa e madhe e yllit kuqezi
Fatkeqësisht, Rafael Leao nuk do të jetë pjesë e këtij takimi të rëndësishëm në kampionat. Themi fatkeqësisht, edhe pse e dimë se si po shkojnë punët. Tekniku Ruben Amorim e ka lënë jashtë grumbullimit lojtarin portugez për arsye që lidhen drejtpërdrejt me merkaton. Në të vërtetë, e ardhmja e sulmuesit është ende një pikëçyetje e madhe, veçanërisht në këto orë të fundit të dritares së afatit kalimtar të merkatos. Po ashtu, edhe tifozët po presin të mësojnë fundin e telenovelës, pra, nëse numri dhjetë do të vazhdojë qëndrimin në San Siro. Kësisoj, orët e ardhshme do të përcaktojnë përfundimisht nëse lojtari do të transferohet përpara mbylljes së merkatos. Edhe klubi nga ana e tij po punon intensivisht për ta zgjidhur këtë nyje tejet të komplikuar.
Ekuilibrat taktikë dhe synimi për kryesimin e kampionatit
Në krahun tjetër, skuadra po përgatit sfidën e Serie A me përqendrim maksimal. Fitorja në këtë përballje do ta ngjiste përkohësisht Milanin në vendin e parë. Ndaj edhe kuqezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të marrë tri pikët e plota përpara publikut. Nga ana e tij, Amorim kërkon kontroll absolut të topit në mesfushë gjatë gjithë takimit. Pritet që mungesa e disa emrave të mos ndikojë në rendimentin e grupit. Në përgjithësi, atmosfera në shkallët e San Siros pritet të jetë tejet e ngrohtë në mbështetje të djemve. Në fund, fusha e lojës do të dëshmojë nëse zgjedhjet e trajnerit do të sjellin suksesin e radhës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


