MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Më së fundi blerja e parë? S’mund të mungone telenovela… Një bomber i ri, po, por në krah të Gimenez. Shqetësuese arratisja e talenteve…
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Më së fundi blerja e parë? S’mund të mungone telenovela… Një bomber i ri, po, por në krah të Gimenez. Shqetësuese arratisja e talenteve…

By
Milanistat
29.06.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Ka gjithnjë e më pak kohë deri në fillimin e punës në Milanello nën urdhrat e mister Massimiliano Allegrit: aktualisht skuadra është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi. Ka shumë, shumë lojtarë të tepërt për t’u hapur vend dhe edhe blerje të ndryshme për t’u perfeksionuar. Kjo që vjen do të jetë java e blerjes së parë? Ndoshta po dhe duhet të jetë pikërisht ai Samuele Ricci, i Torinos.

Watch Video Here

Lojtar që në gusht do të mbushë 24 vjeç dhe që vjen nga një sezon shumë i mirë personal me granatat. Shifrat (vetëm një gol i shënuar në kampionat dhe vetëm një asist) nuk duhet të mashtrojnë. Trajneri e pati lëvizur shumë pas krahasuar me sezonet e shkuara, duke e vendosur përpara mbrojtjes ku bëri një punë vërtetë të çmueshme, por të errët. Një lojtar që nuk bie në sy, por që mund të jetë shumë funksional në Milanin që po lind: me aftësi të madhe për të lexuar në hapësira dhe për të menaxhuar topin, si pak në Evropë nën presion.

Nuk mund të mungonte, pastaj, e pamungueshmja telenovelë verore që çdo parakampionat na shoqëron e këtë vit quhet Ardon Jashari. Oferta, ngritje oferte, një tjetër ngritje oferte… Mënyra tipike e veprimit të Furlanit, padyshim e imponuar edhe Tares. Drejtori sportiv është i bindur se po-ja e mesfushorit të ri zviceran do të bëjë diferencën në planin afatgjatë. Shpresojmë pa kohë biblike, siç ishte rasti i një viti më parë në negociatat e stërgjata për Fofana.

Sot është shumë intensive’mbledhja e fondeve’ përmes shitjeve. Përshtypja është se sapo të jetë mbyllur (e ashtuquajtura fushatë shitjesh), do të jetë krijuar një thesar i paparë, i cili, megjithatë, padyshim do të përdoret vetëm pjesërisht për blerje. A do të ndryshojë formati për sulmuesin e kërkuar? A do të shpenzohen shumë para për një qendërsulmues shumë të fortë apo do të jetë iluzioni i zakonshëm? Pyetje që tifozët e Milanit po i bëjnë vetes çdo ditë, pas fjalëve të Tares dhe disa emrave të profilit të lartë që kanë qarkulluar gjatë javës.

Një bomber i ri mirë se të vijë, por të mos harrojmë se kemi edhe Santiago Gimenez, i blerë vetëm 5 muaj më parë dhe që meriton besim, pasi nuk ka bërë keq në një kontekst taktik dhe mjedisor mjaft problematik. Edhe këtu të krijohet përshtypja se te Milani jo të gjithë janë të bindur për aftësitë e sulmuesit meksikan, autor, le të kujtojmë, i një goli në çdo 135 minuta në kampionat.

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Katër vjet më parë bashkoi Milanin: sot Calhanoglu ndan Interin
Cilin Theo Hernandez ka shitur Milani?
Milan, Tare, Allegri dhe merkato nuk mjaftojnë: Gyokeres dhe tifozët
Allegri dhe Milani që do vijë: mesfusha për t’u ribërë në emër të cilësisë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Merkato Milan | Jashari dhe jo vetëm: “Një goditje prej 50 milionësh!”

Merkato Milan

Merkato Milan – Goditja surprizë, eksperti është i sigurtë: “Ju konfirmoj se…

Merkato Milan

Merkato! Po bëhet gati Milani i ëndrrave: “Ja kush po vjen!”

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Merkato! Po bëhet gati Milani i ëndrrave: “Ja kush po vjen!”

Milanistat
Milanistat
04.07.2025
Merkato Milan | Jashari dhe jo vetëm: “Një goditje prej 50 milionësh!”
Merkato Milan – Goditja surprizë, eksperti është i sigurtë: “Ju konfirmoj se…
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?