Me blerje të synuara, do të jetë një rrugë e gjatë: kësaj skuadre i nevojiten absolutisht përforcime për tour de force final. Merkato që do sjellë…
Pushimi i rradhës për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve sjell në mënyrë të pashmangshme shumë reflektime mbi sezonin e Milanit.
Rossonerët janë të tretët në kampionat, por me sa keqardhje të mëdha për shumë, shumë mundësitë e humbura ndaj skuadrave jo të nivelit të lartë.
Barazimi i fundit i hidhur kundër Parmës tingëllon edhe si një sinjal alarmi. Jo i ekzagjeruar, jo ekstrem, por sidoqoftë domethënës: në janar nevojiten përforcime.
Skuadër e shkurtër po, por rezultatet shpërblejnë Allegrin
E dimë. Milani, mes dëmtiimeve, shqetësimeve dhe pamundësisë, ka arritur pak nga ajo që mund të kishte arritur.
Nga fitorja e vështirë kundër Fiorentinës te barazimi në shtëpi kundër Pizës, duke kaluar nëpër barazimin 1-1 të Bergamos. Pastaj fitorja kundër Romës dhe një tjetër hap fals, ai i rradhës në Parma. Pesë ndeshje dhe shumë mungesa.
Pulisic dhe Rabiot janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për këtë skuadër. Shtojini edhe mungesën e stërzgjatur të Jasharit dhe Estupinan, si edhe të Loftus-Cheek (jashtë prej disa ndeshjesh) dhe Santi Gimenez, atëherë Milani sigurisht që ka probleme në menaxhim.
E patëm thënë edhe në verë: a mos është një skuadër me pak alternativa për titullarët? Pyetje legjitime, përgjigje të detyrueshme.
E megjithatë, Milani gjendet aty, lart dhe me shumë keqardhje.
Përforcime të synuara në janar, një PO e madhe
Pa pasur nevojë të rishikohet e gjithë skuadra dhe ekuilibret që mister Massimiliano Allegri ka mundur të arrijë deri më tani, Milani ka sidoqoftë një nevojë urgjente për të ndërhyrë në merkaton e riparimeve dimërore.
Temat janë të shumta.
Çështja e qendërsulmuesit mbetet si një gjembi i ngulur në ijët e kësaj skuadre.
Santiago Gimenez nuk po performon sipas pritshmërive; madje është ende pa asnjë gol në Serie A, dhe gjendja jo e mirë (e vazhdueshme) fizike dhe ndoshta mendore (kur një qendërsulmues nuk shënon, mund të vetkuptohet një periudhë jo e mirë) mund ta shtyjë Milanin të bëjë disa vlerësime serioze.
Sulmuesi nevojitet, e ç’të nevojitur, edhe pse aty, përpara, mund të zgjidhet edhe për t’i dhënë vazhdimësi Leaos si një nëntë të rremë apo njërit prej Pulisic ose Nkunku (i cili ende nuk ka arritur 100% të formës).
Reparti ku duhet vënë medoemos dorë është mbrojtja. Gabbia-Tomori dhe Pavlovic po punojnë jashtë orarit, duke luajtur praktikisht më shumë çdo 90 minuta për ndeshje.
De Winter nuk është gati të bëjë titullarin, as Athekame, Odogu?… as ai.
Një blerje në mbrojtje mund t’i japë frymëmarrje mbrojtësve Rossonerë, shpirti i vërtetë i skuadrës së Allegrit, një gllënjkë oksigjen të pastër.
Po mesfusha?
Modric vazhdon të habisë, por me siguri një moment rënieje do ta ketë edhe ai. Blerja e vërtetë, pra, do të jetë Jashari.
Pavarësisht kësaj, koncepti është i qartë: në janar, kjo skuadër duhet shtuar me 2-3 lojtarë dinamikë dhe të përdorshëm, në gjendje për t’u përshtatur (menjëherë dhe mirë) në rotacionet e Allegrit, në prag të një rush final që do të jetë vendimtar për fatet e Rossonerëve këtë sezon.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
