Mbrojtje e lartë: nesër mbrëma, në Coppa Italia, Milani ka gjithçka për të humbur

Coppa Italia; ndeshje kurth. Për Milanin një ndeshje e rëndësishme, edhe pse kundër një skuadre jo të fortë (në lëtër), por që do zbresë në San Siro e çliruar nga ngarkesat emocionale dhe e nxitur nga përballja me një skuadër më të fortë

Milanistat
2 Min Read

Nesër mbrëma, në skenën e San Siros, do të vihet në skenë akti i parë zyrtar i sezonit të Milanit. Skuadra Rossonere do të përballet me Barin në raundin e të 32-tave të finales së Kupës së Italisë.

Parashikimet, siç është e natyrshme, janë të gjitha në anën e Rossonerëve. Megjithatë, mos u mashtroni: ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, siç gjithmonë ndodh në këtë fazë të sezonit. Në pankinë do të jetë Landuçi, duke qenë se Allegri është i pezulluar.

Vështirësitë e verës Rossonere

Milani është rikthyer vetëm pak ditë më parë. Skuadra ka luajtur një seri ndeshjesh përqark botës, nga Azia në Australi dhe Angli.

Përgatitja ka qenë e rëndë për t’i mundësuar lojtarëve të marrin energji, dhe gjithashtu edhe atletizmi dhe fryma e skuadrës së Massimiliano Allegrit nuk mund të konsiderohen ende optimale.

Në Coppa Italia nevojitet një Milan pragmatik dhe konkret

Kundër Barit, do të nevojitet një Milan praktik dhe i qëndrueshëm, i vëmendshëm në fazën mbrojtëse dhe i përqëndruar në kalimin e turnit, një objektiv jo dytësor, i përshëndetur dhe i deklaruar menjëherë nga Max Allegri në konferencën e tij për shtyp të prezantimit, në fillim të korrikut.

Fokusi ishte i qartë: më 17 gusht, është e rëndësishme të kalohet në raundin tjetër të Kupës së Italisë. Fillimi me këmbë të gabuar i sezonit mund të jetë një kartëvizitë shumë e shëmtuar.

Klubi ka zhvilluar një merkato të guximshme, të përshtatshme dhe inovative deri më tani. Kanë mbetur edhe disa pozicione të zbuluara (qendërsulmues dhe qendrormbrojtës), por ideja ishte ajo e rifreskimit të formacionit, duke ndërprerë marrëdhëniet që ishin në nivele minimale dhe duke investuar mbi lojtarë të talentuar, me vlerë dhe premtues.

Kalimi i turit të Kupës së Italisë është një objektiv minimal që nuk mund të gabohet. Sidoqoftë, vëmendje nga nënvlerësimi i kompeticionit. Do të ishte një mëkat i madh, produkt i një kryeneçësie luciferiane.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article