Përqendrimi duhet të jetë maksimal. Ndeshja e sotme, Juventus-Milan, është shumë më e vështirë dhe e bezdisshme sesa ndeshja e së dielës së kaluar kundër Napolit.
Sepse Juventus është një ekip me pika të forta dhe të dobëta, por që qartësisht të parat i tejkalojnë të dytat. Për më tepër, pesha e Allianz Stadium vazhdon të jetë e madhe edhe pse Juventusi nuk është më ai i nëntë Scudettove rresht.
Nëse do të ishte e mundur të përkufizohej kjo ndeshje, me plot gojën mund ta quajmë një ndeshje kurth.
Një kurth që Milani duhet të jetë i zoti ta shmangë sepse Igor Tudor është një trajner që e njeh artin e të tërthurrjes.
Trajneri kroat, gjithashtu, është zoti në ndërtimin e lojës së ekipit të tij rreth dobësive të kundërshtarëve.
Juventus-Milan, një ndeshje e vështirë: duhet mendje
Mungesa për shkak skualifikimi e Pervis Estpinan në anën e majtë të fushës është një problem joi vogël për Massimiliano Allegrin.
Anësori amerikanojugor është kritikuar ashpër gjatë javëve të para, por ai ka cilësi unike vrapimi, sakrifice dhe vetëmohimi. Mund të gabojë, por resetton menjëherë.
Të shohim nëse Allegri do të aktivizojë Davide Bartesaghi apo do të zgjedhë paketën surprizë të Zachary Athekame.
Sidoqoftë, kujdes me Juventusin. Që kundër Interit ka provuar se janë një skuadër e vërtetë. Jo më e forta, ka mundësi, por padyshim ndër më të fortat.
Nëse ka një ndeshje ku nuk duhet ta largosh kurrë përqendrimin, kjo është ndeshja në Alianz Stadium. Vëmendje ekstreme, sepse kurthet janë shumë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
