Vala emotive e Superkupës së Italisë për Milanin, mesa duket rezultoi të ishte thjesht një bllof. Kuqezinjtë u rikthyen mbrëmë të luajnë në kampionat, për herë të parë që kur Sergio Conceicao u bë trajner i kuqezinjve, por rezultati nuk ndryshoi: barazim 1-1 kundër Cagliarit, si dhe një mundësi shumë e madhe e humbur për të rikuperuar pikë ndaj skuadrave si Juventus dhe Lazio që nuk kishin fituar përpara. Dhe kështu Champions League mbetet shumë larg…
Milan tjetër, rezultat i njëjtë
Dhe kanë qenë kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, që sot flasin për një Milan që është i ndryshëm nga ai i Fonsecës po, por njësoj në rezultat. E patëm lënë kampionatin 2024 me një ekip disi të ngatërruar dhe e gjendemi me një skuadër që luan një futboll më të menjëhershëm dhe konkret, me agresivitet më të madh. Megjithatë, veçanërisht në pjesën e parë, elektriciteti me të cilën kuqezinjtë menaxhojnë ndeshjen – që është i dukshëm – nuk përkthehet në raste konkrete: Cagliari është i shkurtër dhe i kopsitur fort, Milani përpiqet të depërtojë nëpër rrugët qendrore, por pa mundur të shfrytëzojë ndërhyrjet dhe mbivendosjet. Në pjesën e dytë sjellja është e njëjtë dhe Conceicao përmirëson diçka edhe nga pikëpamja taktike: në pjesën e dytë në fakt problemi nuk janë mundësitë, të cilat janë të shumta, por aftësia për t’i shfrytëzuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shpërqëndrim dhe naivitet
Pasi kaluan në epërsi me Moratën, në vijim edhe goditje e traversës nga Pulisic, kuqezinjtë bëjnë gabimin më të madh të ndeshjes, të firmosur që nga Fofana, i cili iu dhuron topin kundërshtarëve dhe nuk i ndaloi, qoftë edhe me ndonjë faull, ashtu dhe nga Mike Maignan i cili pa shumë fjalë, bën një gabim akoma më të madh. Goli i barazimit erdhi në minutën e 55-të dhe Milani ka mundësinë të rikthehet në sulm dhe të krijojë disa rreziqe. Këtu, si rrjedhojë, vijnë të tjera shpërqendrime dhe naivitete: me Pulisic fillimisht dhe më pas dy herë me Abraham, Djalli kanë mundësinë të rikthehen në avantazh por do të shpërdorojë shumë dhe keq, edhe për shkak të paaftësisë nën portë të sulmuesve të tij por edhe falë një Caprile, portieri sard që luajti si një mace e vërtetë. Rezultati është një barazim që e lë Evropën në të njëjtën distancë me atë të vitit që lamë pas krahëve, dhe sigurisht që ky është një problem i madh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>