Më pak se dy ditë nga big match i dytë brenda shtatë ditësh për Milanin: pasi mposhtën kampionët e Italisë, Napolin, në javën e pestë të kampionatit, San Siro, kuqezinjtë do të jenë mysafirë të dielën mbrëma më 20:45, në Allianz Stadium, për t’u përballur me Juventusin, në një tjetër sfidë të niveleve të larta që mund të thotë shumë.
Por këtë herë do të jetë një komponent emocional më shumë: rikthimi i Massimiliano Allegrit në Torino, për herë të parë si kundërshtar, pas shumë vitesh, një fakt që duhet marrë në konsideratë dhe që mund edhe të ketë një ndikim afatgjatë.
Pas dymbëdhjetë vjetësh
Nga hera e fundut kur Allegri hyri si armik në Allianz Stadium, kundër Juves, kanë kaluar saktësisht dymbëdhjetë vjet.
Ishte 6 tetori i 2013 dhe livornezi stërviste pikërisht Milanin, nga i cili do të shkarkohej menjëherë më pas, në janar. Juventusi i Antonio Contes fitoi 3-2. midis, nga ajo ditë e 5 tetorit 2025, datës së ndeshjes së këtij sezoni, ka kaluar shumë ujë nën urë.
Allegri ka shkruar historinë e Juventusit dhe futbollit italian. Këtë vit, është rikthyer në Milanello, që e pati bërë të madh dhe dëshiron edhe të hakmerret ndaj atyre që e përzunë dhe dy herë ka kafshuar duart.
Super sulm
Rikthimi në pankinë i Max, pas një pushimi, u karakterizua nga ajo që duket një rinovim i futbollit të trajnerit, i cili në të vërtetë, në parimet e tij, ka mbetur i njëjti: soliditet dhe ekuilibër.
Për këtë arsye, Allegri ka vendosur ta dizajnojë Milanin me një 3-5-2: një skuadër më pak i zhbalancuar e që mund të shfrytëzojë kështu, me rradhë, talentet e tij sulmuese.
Pa Leaon, është Christian Pulisic që është ngjitur në katedrën e zonës sulmuese dhe edhe të dielën Djalli do të mbështeten në lojën e tij, e cila tashmë ka gjunjëzuar Napolin. Krahas tij, favorit është Santi Gimenez, një lojtar jo edhe aq i besueshëm në këto ndeshje të para të kampionatit e që gjatë verës ishte gati për t’u larguar, por që po gjen një vend për vete midis të mirëve të Massimiliano Allegrit falë punës së tij, gjithnjë nën vëzhgim.
Nga pankina, trajneri do të mund të mbështetet edhe mbi Christopher Nkunku, i cili nuk luajti të dielën e kaluar, por gjithnjë në përmirësim të vazhdueshëm të formës, ashtu si edhe Rafael Leao, që shpreson të jetë më në formë sesa ishte në paraqitjen e tij kundër Napolit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
