Max Allegri di si t’i bëjë të dobishëm për skuadrën lojtarët multitasking, di si t’i formësojë, di si t’i drejtojë. Ju kujtohet padyshim Urby Emanuelson, midis viteve 2011 dhe 2014, luajti shumë nga 106 paraqitjet e tij për Milanin me Allegrin në stol. Dhe në shumë role: anësor i lartë dhe i ulët, mesfushor, mesfushor sulmues, mbrojtës anësor.
Pastaj edhe Valter Birsa…
Pas vetëm një sezoni me granata, Birsa u transferua përfundimisht te Milani në verën e vitit 2013, si pjesë e operacionit që çoi Luca Antoninin në Genoa. Midis rradhëve Rossonere, Birsa debutoi më 18 shtator 2013, në Champions League, duke luajtur si titullar në Milan-Celtic. Me Allegrin si trajner, i cili e konsideronte një lojtar funksional dhe shërbyes, slloveni shënoi dy gola të rëndësishëm prej 6 pikësh, të dy gola vendimtarë për fitoret në kampionat kundër Sampdorias dhe Udinezes në një moment delikat të sezonit.
Gjatë pushimeve në Sardenjë, disa tifozë romanë e pyesin trajnerin livornez për të ardhmen e futbollistit belg. Përgjigja e Allegrit nuk lë vend për interpretime: “Saelemaekers do të qëndrojë te Milani me mua”.
Klubi zgjodhi të mos e përfshijë në negociata dhe ta mbajë për ta vlerësuar nga afër në grumbullim. Cilësitë e ish Anderlechtit janë bindëse: 7 gola dhe 7 asiste me fanellën Giallorosse, pas një viti pozitiv edhe në Bologna, e bëjnë atë një burim të besueshëm.
Allegri e konsideron si alternativën e parë në të djathtë ndaj Christian Pulisic, por aftësia e tij për të mbuluar role të ndryshme e bën në mënyrë të veçantë të vlefshëm. Me gjithë respektin, Saelemaekers duket se është edhe me cilësi superiore krahasuar me Urby dhe Valter, edhe pse Allegri nuk është çmendet pas tij, mirëpo ai kërkon punë dhe e di për të folur tani i mbetet vetëm fushës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
