Marka ‘Allegri’, ADN-ja, eksperienca dhe intuita e Modric

Allegri vëren: për Torinon, Rafa do të ishte favorit si qendërsulmues titullar, nëse në stërvitjen javore do të tregojë shenja përmirësimi. Kundër Napolit u rikthye në fushë pas më shumë se një muaji mungese

Milanistat
2 Min Read

Janë puna e Allegrit dhe pesha specifike e dorës së tij në procesin e evolucionit të Milanit aktual: mendimi i përgjithshëm është se, pavarësisht deklaratave të tij për objektivin Champions, ekipi mund të aspirojë edhe për Scudetto.

Eksperienca thelbësore

Allegri ka cilësi që pothuajse janë bërë një “markë”, mjafton që ta shohësh ekipin në fushë për të kuptuar se sa shumë është ngjizur në të ADNja allegrianë. Max ka fituar shumë, e ka bërë edhe te Milani, madje që në sezonin e tij të parë pas mbërritjes nga Cagliari falë intuitës së Adriano Gallianit.

Trajneri e bëri pronësinë të kuptojë se sa e rëndësishme është eksperienca dhe se si, për të fituar, për të gjeneruar të ardhura dhe për të rritur vlerën e lojtarëve, nevojitet që në organikë të ketë lojtarë të mësuar për të luajtur në nivele të larta.

Në verë, Max e deshi me çdo çmim Modric, i bindur që në fillim se të dyzetat e tij nuk do të kishin paraqitur ndonjë problem. Jo të gjithë e mendonin kështu. Pati të drejtë trajneri livornez.

Leao Apo Gimenez, vendos Allegri

Gimenez, i vetmi qendërsulmues roli në skuadrën kuqezi, për aq kohë që nuk shënon, me hir a pahir vazhdon të mos bindë aq sa duhet: Leao është në karrexhatë për t’i zënë vendin, por rezultatet kanë treguar se Milani di të fitojë edhe pa të. Pastaj, mbi të gjitha, Allegrit nuk i pëlqeu sjellja e Djallit kundër Napolit në gjysmë orën midis golit të epërsisë 2-0 dhe penalltisë së De Bruyne.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente