Në ditën kur Daniel Maldini mund të debutojë me kombëtaren italiane, nga ana tjetër e oqeanit mbërrijnë, për fat të keq, lajmet për dëmtimin e Valentin Carbonit, që nuk do ta lejojë të jetë në dispozicion të skuadrës së tij të Argjentinës.
Është padyshim thjesht një rastësi fatkeqe, por që rikthen në plan të parë atë dualizëm që ishte krijuar në fillim të vitit kur për arsye të ndryshme bota e futbollit vendosi të vërë përballë talentin italian me talentin argjentinas. Pra, nga njëra anë, një futbollist i rritur te Milani, nga ana tjetër një te Interi. Të dy pjesërisht mesfushorë sulmues, pjesërisht anësorë, pjesërisht anësorë dhe me talent të pafundtë. Të dy për disa muaj së bashku lojtarë të Monzës së Raffaele Palladinos. Kontrasti mes të dyve anësimi i dy tifozerive ‘armike’, asaj kuqezi dhe asaj zikaltër, ishte i natyrshëm dhe i pashmangshëm.
Ashtu si kur Daniel Maldini filloi të imponohej te Brianza, duke shënuar gola të bukur dhe të rëndë (katër gola mes shkurtit dhe prillit), bota Inter nuk kishte asnjë dyshim në pohimin se krahasimi mes kampionit të tyre (pavarësisht një periudhe jo tamam të thjeshtë) nuk kishte arsye të ekzistonte. Nga ana tjetër, Carboni ishte prej kohësh në rrethin e kombëtares së tij, Argjentinës së Lionel Messit, të cilin e kishte edhe një tifoz të madh të tij, ndërsa Danieli ishte vetëm djali i Paolos.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në verë pra, të dy u rikthyen te skuadrat e tyre përkatëse, të cilët megjithatë vendosën t’i ‘shkarkojnë’ në mënyra të ndryshme: nga njëra anë Milani, që ia ridha Monzës, vetëm për disa milionë, por me të drejtën e riblerjes apo të 50% të rishitjes së ardhshme. Ndërsa Interi ia shiti Marsejës me një huazim prej 1 milionë euro me të drejtë blerje 36 milionë plus bonus dhe kundërblerje në favor të Interit për 40 milionë euro.
Maldini vs Carboni, tani gjithçka ka ndryshuar
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Vlerësime të ndryshme, pra, për dy talente që dukej se jetonin në dy planetë krejt të ndryshëm, por sot bota duket se është kthyer përmbys. Me lajmet më të fundit për interesimin e Interit për Daniel Maldinin. Lajme që vështirë të besohen. Lajme që duket më shumë si manovrat e zakonshme për të shqetësuar kushërinjtë.
Por le të themi se janë të vërtetë, po atëherë përse Interi duhet të verë duart në portofol duke pasur kontroll mbi një talent tjetër që sipas të gjithë botës nerazzurre është qartësisht i një niveli tjetër? Sepse Interi do të duhej të shpenzonte të paktën njëzet milionë (nëse do të ishte Marotta që do të shiste, tashmë do të vlente të paktën 60 milionë), me 50% që shkonte në arkat e kuqezinjve (një detaj jo i vogël ky), duke qenë se mund të rimerrte Valentin Carbonin, sado keq t’i shkojnë punët, për vetëm katër milionë?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Është e qartë se diçka nuk shkon. Interi po bllofon tani apo po e bënte disa muaj më parë kur e konsideronte Carbonin një fenomen prej 40 milionë eurosh? Por po aq e vërtetë është, megjithatë, se nerazzurrët mund edhe t’i marrin të dy, por do të ishte shumë e ndërlikuar për Inzaghin që t’i gjente një vend në 3-5-2-in e tij.
Ndoshta janë vetëm fjalë, si ato të përdorura për të shkruajtur këtë artikull, sepse avantazhin nga ana tjetër e ka Milani, që mund ta rimarrë Daniel, por mbi të gjitha thika është në dorë të Maldinit, që nuk mund t’i japë një goditje kaq të rëndë historisë.