Mike Maignan dhe Rafael Leao janë dy anët e së njëjtës medalje për Milanin pas fitores me Romën.
Flasin së bashku në Dazn, si dy liderë absolutë të kësaj skuadre, duke e ditur shumë mirë se rruga është ende e gjatë, por se me të gjithë grupin në dispozicion, mund të mendohet për gjëra të mëdha.
Mbrëmë, i vunë firmën e tyre, bashkë me Pavloviç, tre pikëve që e çojnë Milan në vendin e dytë në klasifikim, barazim me Interin.
Portieri francez bëri një pritje të madhe të penalltisë së Dybala, ndërsa Rafa shpërbleu galopin e Pavlovic, që u lëshua shigjetë për 90 metra që të shënojë golin e fitores.
Pastaj Raffa ha edhe disa gola, por nuk ishte në top formë; merr edhe një goditje të dhimbshëm në ije dhe e mbylli ndeshjen stoikisht në mbrojtje.
Për të, javët në vijim, mund të hapen negociata të reja me klubin, që dëshiron ta mbajë ende edhe për shumë kohë, ndërsa me Maignan, deri më sot, situata mbetet në ngërç.
Është për t’u rikrijuar një marrëdhëniet me shoqëruesit e tij pas përçarjes së madhe të muajve të fundit, kur rinovimi ishte thelbësisht konkorduar për një trevjeçar prej 5.5 milionësh plus bonuse, por Milani ndaloi për të vlerësuar situatën.
Gjatë verës, siç thamë, u ndërprenë negociatat me Chelsean, por drejtuesit Rossonerë, ka të ngjarë të përpiqen të rihapin një kapitull ku do të duhen bërë të tjera korrigjime nga sa ishte rënë dakord muajt e kaluar.
Pastaj, fitorja e mbrëmshmë 1-0 na tregon goxha gjëra. E para është se për 35 minuta, Milani kuptoi pak se si ta mbërthente Romën dhe nuk u dorëzua falë një faze të shkëlqyer mbrojtëse, me një ndjenjë të prekshme rreziku që ishte e dukshme.
Pastaj, pas golit të Pavlovic, gjërat ndryshuan dhe në skenë u vu një festival gabimesh para portës.
Oscar-in e fitoi Fofana, autor i një performancë vërtet të jashtëzakonshme, mes golash të humbur (dy të bujshëm) dhe penalltisë së dhuruar pasi gjeneroi edhe goditjen e dënimit nga nisi gjithçka.
Në podium edhe Ricci, Leao dhe Nkunku, që lënë rrugës gola që mund t’i kishin qetësuar të gjithë, veçanërisht duke pasur parasysh se si u zhvillua pjesa e dytë.
Por Milani, pa Pulisic, Rabiot dhe Gimenez dhe me Jasharin në stol si masë sigurie, ashtu si dhe Estupinan, fiton një tjetër përballje direkte dhe shikon nga Parma me vetdijen se në vuajtje di si t’i gjejë burimet mendore dhe fizike, të cilat janë fryt i punës së përditshme në Milanello, aty ku edhe është rikthyer obsesioni për fitoren.
Një mentalitet që kishte nga periudhat e fundit të Piolit dhe menaxhimi i çmendur i vitit të kaluar.
Me një arkitekt të madh: Massimiliano Allegrin që, falë punës së stafit të tij, ka risjellë sërish në casa Milan atë që kishte humbur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>