Është kohë merkato për Milanin. Klubi kuqezi është i angazhuar në negociata për të blerë përforcimet e duhura e për t’i vënë ato në dispozicion Paulo Fonsekës. Siç dihet, Djalli dëshiron të marrë Pavloviç dhe Fofana, të cilët janë thelbësorë për të mbushur dy boshllëqe në skuadrën e kuqezinjve.
Futbollisti i Salzburgut përfaqëson shtesën e duhur të repartit mbrojtës, të cilit i mungon një qendërmbrojtës me këmbën e majtë; ndërsa francezi ka karakteristikat e një ekuilibruesi, të një mesfushori të vërtetë, që Pioli kampionatin e kaluar nuk mundi ta kishte në dispozicion. Janë këto prioritetet e Milanit, por klubi synon të zgjerojë skuadrën edhe me ardhje të tjera, si Samarxhiç dhe një qendërsulmues për të shoqëruar Alvaro Moratën. Prandaj do të duhet pak kohë përpara se të hapen fashikujt e rinovimeve.
Tifozët e kanë shumë për zemër zgjatjet e kontratave të Theo Hernandez dhe Mike Maignan, të cilët kanë marrëveshje në skadencë më 30 qershor 2026. Të dyja negociatat do të marrin formë aktive përgjatë sezonit, pasi të mbyllet dritarja e kësaj merkato. Ndërkohë zërat për lamtumirën e tyre të mundshme janë shuar. Nga ana tjetër ka mbërritur edhe qëndrimi zyrtar i Milanit, me fjalët e Zlatan Ibrahimoviç që i ka blinduar njësoj si Rafa Leao. Do të duheshin super oferta, pra prej 80-100 milionë euro për të menduar se mund të ndryshonim mendje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për momentin, për Theo Hernandez, nuk ka asnjë skuadër në horizont, me Bayern Munich dhe PSG, të cilët dukshëm i kanë mbledhur rremat pasi u njohën me çmimin e kartonave të tyre.
Megjithatë, për Mike Maignan, mund të hapen skenarë të rinj në merkato. Vëmendja në këtë pikë është përqendruar te portieri Ederson i Manchester City. Largimi i tij i mundshëm për në Arabinë Saudite do të krijonte një efekt domino që mund të përfshinte edhe emra të tjerë të mëdhenj të shtyllave. Në Angli ende flitet për një kalim të mundshëm të Donnarummës në Manchester City, dhe për Maignan mund të përfundojë në shënjestër të PSG-së, ku edhe është rritur si portier.
Është e qartë se Djalli nuk do të donte të kapej i papërgatitur, nëse francezi do të paketonte valixhet për shumën e rreth 80 milionë eurove. Një pjesë e të ardhurave do të përdorej për të sjellë në Milano portierë të nivelit ndërkombëtar, si Diogo Costa dhe Giorgi Mamardashvili, të cilët i treguan talentet e tyre edhe në Kampionatin e fundit Evropian. Me vlera përkatësisht rreth 40 milionë euro. Të dy përfaqësojnë një zgjidhje të mundshme edhe për City apo PSG-në. Në këtë rast Maignan do të qëndronte te Milani dhe do të nënshkruante një rinovim me vlerë 5-6 milionë euro neto në sezon, me bonuse. Dhe do të ishin të gjithë të lumtur…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>