Sot në mëngjes, faqja e parë e L’Equipe, për të celebruar fitoren e Francës kundër Portugalisë në çerekfinalen e Euro 2024, u hap me foton e përqafimit të Theo Hernandez me Mike Maignan pasi mbrojtësi shënoi me penallti golin vendimtar të kualifikimit të francezëve për në gjysmëfinalet e Euro 2024. Një foto që tashmë është bërë ikonë si në Francë, por edhe në universin kuqezi. Muajin e fundit, dy lojtarët e Milanit e kanë konfirmuar veten ndër më të mirët në rolet e tyre përkatëse. Mike dhe Theo janë po ashtu të bashkuar edhe nga fakti se kontrata e tyre me Milanin skadon më 2026 dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për rinovim.
Nivel evropian? Jo, Botëror
Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë padyshim ndër lojtarët më të mirë dhe më të qëndrueshëm në rolin e tyre. Nëse sulmi francez, pavarësisht fitimit të gjysmëfinales, vazhdon të qajë, reparti i mbrojtjes është xhevahiri i vërtetë në kurorën e kombëtares së Didier Deschamps. E thonë shifrat. Pas pesë ndeshjeve të luajtura, portieri i kuqezinjve ka grumbulluar katër cleean sheet: i vetmi gol që Maignan pësoi ishte në një penallti nga Lewandowski, në ndeshjen kundër Polonisë. Ndër të tjera, duhet thënë se përpara golit Maignan ia pati pritur penalltinë polakut, por arbitri më pas e përsëriti… Po kështu Theo Hernandez i ka vendosi drynin krahut të majtë: mbrojtësi kuqezi po bën disa paraqitje vërtet bindëse, të gjithë në fashën e majtë. Edhe mbrëmë Majk dhe Theo ishin vendimtarë si në 120 minutat – të paktën tre pritje të shkëlqyera nga Maignan dhe të paktën një rikuperim i mrekullueshëm i Hernandez – si dhe në penalltitë me anësorin që shënoi penalltinë vendimtare për të kaluar në gjysmëfinale. Pavarësisht se si përfundon për ta ky kampionat europian, për Milanin është e sigurt që të ketë dy top-player botërorë në rolet e portierit dhe mbrojtësit anësor: të pakët, për të mos thënë asnjë, i kalojnë për momentin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan, kujdes!
Nëse këto janë premisat, është një pasojë e banale të nënvizosh se si Maignan dhe Hernandez janë thelbësorë për Milanin. Sigurisht që nuk kishim nevojë për një kampionat Evropian për ta zbuluar, por paraqitjet e fundit të dy francezëve kuqezi me siguri kanë rifreskuar kujtimet e atyre që e patën harruar këtë. Si Majk, ashtu edhe Theo, siç e thamë edhe në fillim të këtij artikulli, kanë të përbashkët kontratat e tyre në skadencë më 2026. Pas përfundimit të sezonit pati zëra dhe hipoteza për lamtumirën e dy francezëve, të hedhura tutje, të paktën me fjalë, nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili përsëriti në konferencën për shtyp në mes të qershorit se Maignan, Theo dhe Leao nuk do të shiten. Megjithatë, tani, është e nevojshme të blindohen këta dy lojtarë kryesorë dhe kjo duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur situata të pakëndshme në të ardhmen. Ka pasur tashmë bisedime mes klubit dhe agjentëve të të dy lojtarëve gjatë periudhës së fundit që por ende nuk është arritur në një rezultat pozitiv. Të dy lojtarët që, e përsërisim, janë më të mirët në rolet e tyre përkatëse në merkato, kërkojnë një pagë që të pasqyrojë vlerën e tyre reale. Aktualisht Theo përfton 4 milionë eoro, ndërsa Mike nga ana tjetër merr 2.8. Më i paguari i skuadrës është Leao i cili me bonuse arrin 7 në milionë. Milani nuk mund t’i lërë të humbasin këta dy kampionë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>