Gabime, gafa dhe një e ardhme në pikëpyetje: një 2025 makth për francezin e Milanit. Pas Cagliarit dhe Feyenoordit, një tjetër gabim i bujshëm kundër Torinos. Çfarë po ndodh me portierin e kuqezinjve?
2025-a po rezulton të jetë një vit i vështirë për Mike Maignan. Portieri i Milanit, i konsideruar si një nga më të mirët në botë deri pak kohë më parë, po kalon tani një periudhë të karakterizuar nga gabime të rënda që po i kushtojnë shumë Milanit. Një situatë që rrezikon të ndikojë edhe në të ardhmen e tij te kuqezinjtë, teksa po zhvillohen negociatat për rinovimin e kontratës së tij, me një përmirësim të mundshëm të pagës në 5 milionë euro në sezon.
Shenja e parë se diçka nuk po shkonte u pa më 11 janar kundër Cagliarit. Me Milanin në avantazh 1-0, një goditje e dobët nga Zortea nga hyrje të zonës së rreptësisë rrëshqiti nga duart e Maignan, duke shkaktuar barazimin dhe humbjen e dy pikëve tepër të çmuara në Champions League. Një muaj më vonë, i njëjti skenar u përsërit edhe në ndeshjen e parë të playoff-it të Champions kundër Feyenoord: një gjuajtje në dukje e padëmshme nga Paixao befasoi portierin, i cili humbi kapjen dhe e devijoi topin në rrjetë. Një gabim vendimtar, duke pasur parasysh eliminimin europian që ndodhi në ndeshjen e kthimit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dhe tani episodi më i bujshëm, që erdhi në ndeshjen kundër Torinos. Me një top krejt të rëndomtë që hyri në kufijtë e zonës së rreptësisë, Maignan godet topin duke ia përplasur Thiaw, e duke shkaktuar kështu një autogol të pabesueshëm. Një déjà-vu e hidhur, duke qenë se edhe në ndeshjen e parë pati qenë sërish një autogol i Thiaw që zhbllokoi ndeshjen duke e çuar në barazimin 2-2.